Guvernatori hebreo-brazilian, “Bankieri më i mirë në botë” për vitin 2017

Presidenti i Bankës Qendrore të Brazilit, Ilan Goldfajn, u shpall nga revista prestigjioze britanike “The Banker”, si “bankieri i vitit 2017”.

Ilan Goldfajn, i cili është lindur në Haifa të Izraelit, por i rritur në Rio de Zhaneior, u përzgjodh nga “The Banker2, për shkak të performancës së tij të suksesshme në uljen e inflacionit vjetor të ekonomisë më të madhe të Amerikës Latine.

Qysh kur Goldfajn u emërua guvernator i Bankës Qendrore të Brazilit majin e vitit të kaluar, inflacioni ra në 2.95 për qind në vitin 2017, më i ulëti në 20 vitet e fundit, raporton gazeta braziliane “O Globo”.

Goldfajn, 51 vjeç, është shumë aktiv në gjirin e komunitetit hebraik brazilian. Gjatë një takimi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Brazil-Izrael një muaj përpara se të emërohej në krye të Bankës Qendrore, Goldfajna tha se, “Brazili ka shumë për të mësuar nga Izraeli”, citon gazeta “Times of Israel”.

Lexo më shumë