Irene Sendler, infermierja që shpëtoi 2500 hebrenj në Poloni

Më shumë se 2.500 fëmijë u shpëtuan falë Irene Sendler dhe për këtë arsye, ajo mori çmime dhe njohje të shumta, në vitin 2007 ajo u propozua për Çmimin Nobel për Paqen.


Holokausti ishte një nga periudhat më të dhunshme, mizore dhe shkatërruese të historisë njerëzore. Megjithatë, mes shkatërrimit, urrejtjes dhe dhimbjes, në disa pjesë, engjëjt prej mishi dhe gjaku u shfaqën që të udhëzonin të pambrojturit dhe t’u jepnin forcë të dobtëve, të gjitha viktima të çmendurisë naziste.

Njëri prej atyre engjëjve ishte një infermiere polake e quajtur Irena Sendler, e cila bëri e zhbëri absolutisht gjithçka që mundi për të shpëtuar më shumë se 2,500 fëmijë hebrenj, të cilët në kushte të tjera do të ishin shtuar numrit të viktimave të panumërta e të pafajshme të Holokaustit.

Por, për të kuptuar më mirë motivimin e saj, është e nevojshme të dimë pak për historinë e kësaj gruaje të mrekullueshme. Irena ka lindur më 15 shkurt 1910 në Varshavë, Poloni. Babai i saj, një mjek i njohur i quajtur Stanislaw Krzyżanowski, vdiq nga tifoja kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, i ati u infektu nga pacientët që kolegët e tij kishin refezuar t’i mjekonin për shkak të gjendjes së tyre ngjitëse. Kjo i ngjizi një ndjesi dhembshurie njerëzore vajzës së tij, duke treguar se ajo duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ata në nevojë.

Kur hebrenjtë në Varshavë u detyruan të futeshin në geto, Irena u bashkua me ŻEGOTA (Këshilli polak për të ndihmuar hebrenjtë). Që nga fillimi punoi së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë për të “trafikuar” fëmijët nga geto-ja dhe i çoi ata në familje që i mbanin ose jetimore, sa më larg nga geto-ja, nazistët dhe vdekja e sigurt.

Irena përdori çdo mënyrën që t’i hiqte fëmijët që aty. Ajo i fshehu ata në ambulanca të zëna nga pacientët e sëmurë rëndë, në karroca, në qese plehrash, madje edhe në arkivole (ajo nganjëherë i drogonte fëmijët për t’i bërë ata të dukeshin sikur ishin të vdekur, ose për t’i vënë ata në gjumë kështu që nuk ishin të tmerruar nga frika apo dëshpërimi).

Në total, më shumë se 2.500 fëmijë u shpëtuan falë Irenës dhe për këtë arsye, ajo mori çmime dhe njohje të shumta, në vitin 2007 ajo u propozua për Çmimin Nobel për Paqen.

Fatkeqësisht, “Engjëlli i Varshavës”, vdiq një vit më vonë (2008), në moshën 98 vjeçare.

Mund të mësoni më shumë për historinë e saj në videon mëposhtë:

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.