Ky aplikacion duket i pabesueshëm, por tregu është 2 miliardë dollarë

Virility Medical, një startup izraelit me qendër në Nazareth, ka kompletuar me sukses një eksperiment klinik për të kuruar spermimin e parakohshëm duke përdorur një aplikacion për smartfonët.


Virility Medical, një startup izraelit me qendër në Nazareth, ka kompletuar me sukses një eksperiment klinik për të kuruar spermimin e parakohshëm duke përdorur një aplikacion për smartfonët.

Ejakulacioni (apo spermimi) i parakohshëm, sipas kompanisë, prek më shumë se 79 milionë meshkuj në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Europian, duke krijuar një treg të destinuar për të kapur një vlerë prej 2 miliardë dollarësh brenda vitit 2020.

Në vend që ta trajtosh me medikamente, të cilat edhe mund të krijojnë efekte anësore, të tilla si vjellje, mosfunksionimi të ereksionit, Virility Medical, ka shpikur një adeziv inteligjent njëpërdorimësh, i projektuar për të qenë poshtë testikulave dhe i kontrolluar nga një aplikacion që shkakton një stimul elektrik te adezivi, që nga ana e tij, kontrakton muskuli përgjegjës për ejakulimin, duke e vonuar derdhjen e spermës.

Gjithçka gjatë aktit, te meshkujt kontrollohet nga ky aplikacion, që vepron vetëm për muskulin përkatës dhe përdoret vetëm gjatë aktit seksual.

Teknologjia është testuar së fundi në 20 meshkuj pranë Rambam Health Care Campus në Haifa dhe ka dhënë rezultate pozitive.

Zgjidhja është e thjeshtë dhe efikase. Sipas Tal Golan, CEO i Virility Medical, stimulatori elektrik e ka tregun të garantuar dhe është më i garantuar sesa injeksionet mjekësore në organin e meshkujve.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.