StartUp Nation – Historia e Mrekullisë Ekonomike të Izraelit


Kur mendon për Izraelin, shumë shpesh vijnë në mendje imazhet e konfliktit që ekziston prej disa vitesh në tokat e tij. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë ende në dijeni se Izraeli prej shumë kohësh ai njihet ndërkombëtarisht si “Startup Nation”.

Deri më sot, në fakt, “Motori i kërkimit për fillimin”, Startup Nation Central, numëron rreth 8.000 startupe që operojnë në të gjithë territorit të Izraelit, ku një e treta e ka selinë në Tel Aviv. Për më tepër, përqindja e startupeve që mund të bëhen ndërmarrje të vërteta shkon në 4%, teksa një shtet avangard në teknologji si Shtetet e Bashkuara, kjo e dhënë nuk e tejkalon 1%.

Duke marrë në konsideratë se, Izraeli numëron vetëm 8 milioni e gjysmë banorë, statistikat e zhvillimit të teknologjik izraelit janë një fakt mbresëlënës.

Sipas ekonomistëve amerikanë, Senor dhe Singer, autorë të librit “Start-Up Nation- Historia e Mrekullisë Ekonomike të Izraelit”, një nga faktorët është edhe detyrimi i shërbimit ushtarak të Izraelit, që  ka çuar në një rritje të resurseve të investuara në kërkimin dhe zhvillimin, duke favorizuar kështu një rritje të shpejtë të teknologjisë si në fushën ushtarake dhe atë civile. Gjithashtu, sipas, Senor dhe Singer, ushtria izraelite ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e kreativitetit, shpirtin e iniciativës dhe aftësinë për të marrë vendime të pavarura, faktorë që janë po aq të rëndësishëm për të siguruar një jetë dhe menaxhuar një startup.

Gjithmonë, sipas Senor dhe Singer, një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e shpejtë ekonomike dhe teknologjike të Startup Nation është fenomeni i emigracionit, gjithmonë duke u zgjeruar. Shteti i ri i Izraelit, shteti në të cilin jehudizimi është në qendër, ka nxitur gjithnjë emigracionin e hebrenjve nga e gjithë bota.

Në mënyrë të qëndrueshme, sipërmarrësit e rinj izraelitë duket se dallojnë nga kolegët e tjerë të botës për aftësinë e tyre për të mos u dorëzuar, madje edhe përpara pengesave që duken pakapërcyeshme dhe një situate socio-politike jo aq favorshme, si dhe numri i konflikteve të ndodhura në vitet e fundit. Një sens i madh i mbijetesës dhe kultivimit të një biznesi të kulturës midis të rinjve, kanë sjellë në

Mbështetja e kësaj rritje ekonomike dhe teknologjike ka shume shembuj të startupeve të suksesshme, që përveçse ja kanë dalë të shndërrohen në kompani të vlefshme, janë blerë nga kolosë teknologjikë si Google ose Cisco .

Boll të mendosh që Waze, një aplikacion për navigacionin, i cili në 2013 u blerë nga Google për 1.15 miliardë dollarë dhe sot ka më shumë se 65 milionë përdorues në 185 vende. (Roberta Rottigni Businessinsider)

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.