13 prill, fluturimi i parë direkt Tel Aviv-Tiranë me “Israir”


Nga 13 Prilli i këtij viti me frekuencë 2 herë në javë nisin fluturimet direkte nga Shqiperia ne Tel Aviv. Lajmin e ka dhene ministri Shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi pas nje takimi qe pati me homologun e Izraelit, Yariv Levin, në vizitën zyrtare në Tel Aviv, me ftesë të homologut izraelit.

“Pritshmëria është”-, tha ministri Klosi,- “të disafishohet numri i turistëve izraelitë në Shqipëri, duke shkuar drejt 50 mijë vetë në vit”.

Ministri Klosi shtoi se në destinacionet turistike të Shqipërisë, turistëve izraelitë do t’u ofrohet përveç të tjerave, edhe rrugëtimi historik i hebrenjve në Shqipëri, si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.

Ministri Levin përshendeti nismën konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve, atë të lidhjes direkte të fluturimeve, si një mekanizëm që do të nxisë më tej shkëmbimet turistike.

Ministri Levin vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit, po vijojnë të përforcohen edhe në dimensionin ekonomik.

“Është një miqësi e lindur në kohët e vështira të Luftës së Dytë, kur shqiptarët u bënë dera e mikpritjes së mijëra familjeve hebreje”-, tha ndër të tjera ministri Levin duke përcjellë vlerësimet dhe mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të tij. Kjo miqësi po zhvillohet në rrafshin ekonomik, vijoi ministri i Turizmit të Izraelit, duke shprehur interesin në rritjen e komunikimit të agjensive turistike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit.

Ministri Shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi bëri një paraqitje të nismave të fundit të qeverisë shqiptare për nxitjen e investimeve në fushën e turizmit, në lehtësirat fiskale për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve me 4 dhe 5 yjeve.

Ministri Klosi ftoi homologun izraelit për vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë të cilën homologu izraelit e mirëpriti me kënaqësi.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.