Shpikin pajisjen që lexon, kompania izraelite OrCam vlen 1 miliard dollarë


Një tjetër shpikje vjen nga Izraeli. Për një treg që vlen miliarda dollarë.

Janë dy sipërmarrësit izraelitë, Prof.Amnon Shashua dhe Ziv Aviram, të cilët vitin e kaluar shitën kompaninë e tyre tekonologjike të automjeteve, “Mobileye” tek gjiganti Intel, për shumën e 15.3 miliardë dollarë.

OrCam, me qendër në Jeruzalem, e themeluar në vitin 2010 si një startup, por që tani funksionin si një kompani, ka zhvilluar një pajisje kompjuterike vizive, e cila ka një kamera dhe një njësi procesimi, në peshë rreth 25 gram, që mund të lidhet me syzet.

Përmes një algoritmi kompjuterik, pajisja është e aftë të lexojë me zë një tekst libri, ose çdo tekst tjetër, të tilla si shenjat e rrugëve, menynë e restorantit, gazetën për ata që janë me probleme me shikimin.

Mund të identifikojë produktet e restoranteve, dhe gjithashtu mund të bëjë të ditur emrat e miqve dhe familjes në 12 gjuhë të ndryshme, shkruan Izraelisot.com.

Shpikësi Ziv Aviram, CEO dhe bashkethemelues i OrCam

Pajisja mund të vendoset në një rrip apo në xhep, dhe ka nevojë të jetë e karikuar. Kushton 4500 dollarë në SHBA, e krahasueshme me çmimin mesatar të aparateve të dëgjimit.

Sipas portalit Jewish Business News, deri tani janë shitur mijëra pajisje. Të ardhurat nga shitjet për vitin 2017 ishin 10 milionë dollarë, por bëhet fjalë vetëm për vitin e parë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë rreth 253 milion njerëz të verbër apo me probleme me shikimin, ose më shumë se 3% e popullsisë së botës.

Kompania Orcam ka marrë disa raunde financimesh, që kapin vlerën e 1 miliard dollarëve nga investitorë të ndryshëm dhe pritet të ketë në bursën amerikane vlerën e 1.5-2 miliardë dollarëve.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.