Alibaba blen startupin izraelit Visuealead, lider në kodet QR


Alibaba, gjiganti kinez i e-commerce, bëri të ditur se ka blerë startupin izraelit, Visualead, i specializuar në teknologjinë që gjeneron kodet e personalizuara, të njohura si “QR code”, kundër falsifikimit.

Burime të afërta me marrëveshjen i thanë portalit financiar izraelit të lajmeve Calcalist.com se, blerja ishte me vlerë dhjetëra miliona dollarë.

E themeluar në vitin 2012, kompania me qendër në Herzliya, krijon kodet unike QR që mund të skanohen nga smartphones.

Kodet e Visualead përfshijnë përdorimin e ngjyrave në dizenjot e tyre, të cilat ndryshojnë nga kodet standarde të zezë dhe të bardhë që tashmë janë në treg.

Për gjigantin kinez Alibaba, të njeriut më të pasur në Kinë, Jack Ma,  kjo ishte blerja e parë e një kompanie izraelite.

Marrëveshja është në vijim të planit të Alibaba mbi hapjen e një qendre kërkimore dhe zhvillimi në Izrael, si pjesë e mega planit të kompanisë prej 15 miliardë dollarësh, për të krijuar një sërë qendrash kërkimore dhe zhvillimi në mbarë botën .

Me nisjen e qendrës së re të kërkimit dhe zhvillimit të Izraelit, Alibaba bashkohet me gjigantët e tregtisë si Amazon dhe eBay, si dhe më shumë se 300 kompani ndërkombëtare që tashmë posedojnë struktura në tokën izraelite.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.