Tunity, aplikacioni të lejon të dëgjosh televizorin në smartfone kur ai është pa zë


Kompania izraelite Tunity ka zhvilluar një aplikacion që transmeton audio live nga televizorët e vendosur në pozicionin “muted” (pa zë) në telefonat e mençur.

Pasi një përdorues skanon një ekran televiziv aty pranë, aplikacioni Tunity identifikon transmetimin e drejtpërdrejtë të videos dhe kohën e saktë të tij, duke sinkronizuar audio me pajisjen celulare të përdoruesit.

Tunity aktualisht punon me më shumë se 100 kanale në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë FOX, CBS dhe ESPN.

Që nga fillimi i saj, aplikacioni Tunity është shkarkuar më shumë se 1.5 milionë herë, duke dëshmuar vlerën e tij.

Kompania Tunity thithi së fundi një raund financimi prej 12 milionësh dollarësh nga investitorët ekzistues. Me seli në Nju Jork dhe me qendrën e saj të zhvillimit në Tel Aviv.

Tunity po tërheq interes të konsiderueshëm nga rrjetet televizive dhe reklamuesit.

Përmes kufjeve ti mund të dëgjosh çdo televizor që është lënë pa zë, në një sallë fitnesi, restorant, aeroport, etj.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.