Sheldon Adelson, i gatshëm të financojë për ndërtimin e ambasadës amerikane në Jeruzalem

Administrata e Trump është duke marrë në konsideratë një ofertë nga mega-dhuruesi i Partisë Republikane, miliarderi hebreo-amerikan, Sheldon Aldeson, për të paguar një pjesë të shpenzimeve për ndërtimin e ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem.

Lajmi bëhet i ditur gazeta izraelite “Haaretz”.

Juristët në Departamentin e Shtetit janë duke parë anë ligjshmërisë në lidhje me pranimin e donacioneve private, për të mbuluar disa apo të gjitha kostet e ndërtimit të ambasadës dhe zhvendosjen e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Sheldon Adelson është manjati i kazinove të Las Vegasit dhe pronari i gazetës më të madhe izraelite, “Israel Hayom” (Izraeli Sot), e cila shpërndahet falas.

Adelson ishte një nga donatorët në fushatën e Presidentit Donald Trump dhe dhuroi 5 milionë dollarë në organizimin e inaugurimit të Presidentit Trump.

Ai është mbështetës i madh i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lexo më shumë