Gara e famshme çiklistike “Giro d’Italia” këtë vit nis nga Jeruzalemi


Edicioni me numër 1010 i garë çiklistike “Giro d’Italia” do të fillojë nga Izraeli,i programuar për më 4 maj.

Rruga do të fillojë nga Jerusalemi, pastaj do të vazhdojë në Haifa, Tel Aviv, Be’er Sheva dhe Eilat.

Lajmin e bëri të ditur portali italian, Ttgitalia.com.

“Një nga qëllimet tona, – shpjegon Mariagrazia Falcone, drejtoreshë e Zyrës së Shtypit të Zyrës Kombëtare të Turizmit të Izraelit,  – është që ta përshtatim turizmin duke u fokusuar edhe në ngjarjet sportive, në të cilat po bëhen investime të mëdha”.

Janë planifikuar pesë maratona, plus ngjarje të tjera që lidhen me çiklizmin.

“Vendimi për ta nisur një nga garat më të famshme në botë, përsa i përket çiklizmit profesionist, nga Izraeli nuk është rastësor. Këtë vit, në fakt, “Giro d’Italia” do t’i kushtohet Gino Bartalit, i cili gjatë Holokausit ndihmoi në shpëtimin e mbi 700 hebrenjve”, shton Falcone.

Kontributi i madh financiar i një hebreo-amerikani, bëri të mundur që kjo garë e rëndësishme të bëhet në Izrael. Me këtë rast do të prodhohet edhe një bluzë e personalizuar përkujtimore që do të tregojë vendet e nisjes. / Izraeli Sot/

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.