Izraeli, fuqia e 15-të ushtarake në botë. Shqipëria, e 90-ta nga 133 shtete


Izraeli renditet në vendin e 15-të në botë për vitin 2017 përsa i përket fuqisë ushatarake.

Global Firepower ka bërë renditjen e 133 vendeve në planet, duke marrë në konsideratë 50 faktorë të ndryshëm.

Shqipëria renditet në vendin e 90-të.

Fuqitë më të mëdha ushtarake në botë janë Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Rusia dhe Kina.

Në Top 10 janë dhe India (4), Franca (5), Britania (6), Japonia (7), Turqia (8), Gjermania (9), Egjipti (10).

Me një popullsi prej 8.2 milionë banorë (vendi i 90-të nga 133 vendet e marrë në konsideratë), Izraeli ka 168,250 ushtarë të gatshëm (vendi i 32-të në botë), ndërsa 550,000 janë rezervë, që në total bëjnë 718.250 trupa ushtarake.


Kina ka më shumë ushtarë të gatshëm: 2,260.000, e ndjekur nga SHBA, 1.373,650. Shqipëria ka 50 mijë ushtarë (vendi i 66-të nga 133 vende).

Izraeli ka një buxhet prej 15.5 miliardë dollarë për ushtrinë, duke u renditur i 14-ti në botë përsa i përket shpenzimeve ushtarake (SHBA-ja e ka 587.8 miliardë USD, Shqipëria 110 milionë USD).

Ka 652 avionë dhe helikopterë luftarakë (vendi i 18-të në botë), 2620 tanke (vendi i 10-të), 65 anije të ndryshme ushtarake.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.