Kristiano Ronaldo, reklamë për televizionin izraelit “HOT”


Superylli i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo, ishte pjesë e një reklame komerciale për televizonin me pagesë izraelit, “HOT”. Klipi u filmua në Madrid.

Sulmuesi i Realit të Madridit dhe kapiteni i Portugalisë u shfaq në klip me tre nga katër aktorët e serialit të njohur televiziv izraelit, “Shababnikim”, Daniel Gad, Israel Atias and Omer Perlman.

Ronaldo e pati jo pak të vështirë të thoshte fjalën hebraisht “hatraot”, që në shqip do të thotë “njoftime”.


“Ishte një eksperiencë e  paharrueshme. Kristiano ishte i sjellshëm, profesional dhe ndihej sikur ai përshtatej në ekipin tonë. Ka zëra se ai mund të bashkohet me sezonin e ardhshëm si ‘Shababnik i pestë’”, tha aktori izraelit Atias.

“Shababnikim” është tepër popullor në Izrael dhe ka fituar katër çmime.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo shfaqet në një reklamë komerciale të televizonit “HOT”, i cili i përket miliarderit izraelito-francez, Patrick Drahi.

IZRAELI SOT

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.