Firma elektronike izraelite Orbotech shitet 3.4 mld dollarë në SHBA

Blihet nga kompania amerikane me qendër në Kaliforni, KLA Tencor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi marrëveshjen në Twitter


Firma elektronike izraelite, Orbotech, u ble nga kompania amerikane me qendër në Kaliforni, KLA Tencor, për shumën e 3.4 miliardë dollarëve.

Bazuar në qytetin qendror të Yavne, Orbotech specializohet në zhvillimin dhe prodhimin e elektronikës, duke përfshirë bordet e qarqeve të shtypura, ekranet e sheshtë dhe gjysmëpërçuesit. Kompania është themeluar në vitin 1981 dhe punëson rreth 2,500 njerëz

Orbotech është një shembull i një kompanie që u përpoq të rritet dhe të bëhet një korporatë e madhe në Izrael përpara se të shitet, në krahasim me shumë startupe e izraelite, të cilat bëjnë “dalje” të shpejta dhe fitimprurëse.

KLA Tencor ka një kapitalizim prej gati 19 miliardë dollarësh, ndërsa Orbotech vlerësohet nga tregjet me 2.9 miliardë dollarë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi marrëveshjen në Twitter. “Isha i lumtur të dëgjoj se kompania, e cila punëson 2,500 punëtorë, do të vazhdojë të operojë jashtë Yavne. Lajme të mira për sektorin hi-tech dhe ekonominë izraelite,” shkroi ai.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.