UK-Albania Tech Hub ndjek modelin izraelit me kompanitë shqiptare

Inovatorët e rinj shqiptarë patën mundësi të zhvillojnë workshope dhe takime me investitorë, partnerë dhe klientë në Mbretërinë e Bashkuar.


Gjashtë kompani në fushën e teknologjisë kanë arritur të zhvillojnë takime me investitorë në Britaninë e Madhe pasi kaluan me sukses në finalen e programit pilot UK-Albania Tech Hub. Kjo u mundësua falë një programi të ambasadës britanike në bashkëpunim këshillin britanik në tiranë në mbështetje të inovatorëve të rinj.

Inovatorët e rinj shqiptarë patën mundësi të zhvillojnë workshope dhe takime me investitorë, partnerë dhe klientë në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi UK-Albania Tech Hub është një mundësi për ndërtuar një sistem të qëndrueshëm ekologjik në sektorin dixhital, gjithashtu edhe një shans për rritje ekonomike si dhe nxitje e partneritetit midis Shqipërisë dhe Britanisë.

Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman, shprehu dëshirën për të mbështetur sektorin teknologjik në Shqipëri si një kontribut në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman

Ambasadori Norman: Ky program është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë dhe Britaninë. Gjithashtu duhet konsideruar edhe si potencial zhvillimi për bizneset dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Të rinjtë shqiptarë janë dinamikë, flasin anglisht, prandaj duhet të përfitojnë nga iniciativa të tilla.

Duke u mbështetur në modelin Izraelit, Ambasada Britanike në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë implementuan edhe në Shqipëri këtë program në mbështetje të kompanive të reja në fushën e teknologjisë të ndarë në tre faza.

23 kompani janë përfshirë fillimisht në një fazë përzgjedhëse, pastaj morën pjesë në programe trajnimi nga ekspertët britanikë të teknologjisë dhe në fund vetëm 6 kompanitë finaliste patën mundësi të shkëmbenin kontakte dhe të ftonin investitorë në Britaninë e Madhe.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.