70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1951

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte


Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.

VITI 1951

1 janar – Bursa e Tel Avivit – Tel Aviv Stock Exchange (TASE)-  fillon punën. TASE luan një rol kryesor në eunominë izraelite. Sot, janë rreth 544 kompani të regjistruara në bursë, 56 prej të cilave janë regjistruar edhe në bursat e vendeve të tjera. TASE liston gjithashtu edhe 180 fonde shkëmbimesh tregtare, 60 bonde qeveritare, 500 bonde korporatash dhe mbi 1000 fonde reciproke.

Bursa e Tel Avivit

13 mars – Izraeli hartoi kërkesën për 6.2 miliardë Deutsche Mark (1.5 miliard dollarë amerikanë) për pronat e hebrenvje, të konfiskuara dhe plaçkitura nga gjermanët gjatë regjimit nazist. Reparacionet gjermane do të përdoreshin për rivendosjen e 500,000 refugjatëve të luftës, hebrenj që emigruan në Izrael pas Luftës së Dytë Botërore.

2-6 Maj – Një betejë pesëditore midis ushtrisë siriane dhe ushtrisë izraelite, IDF, pasi trupat siriane hyjnë në zonën e çmilitarizuar në Korazin, në verilindje të Detit të Galilesë.

30 korrik – Partia MAPAI, e kryesuar nga David Ben-Gurion, fiton numrin më të madh të votave në zgjedhjet e dyta izraelite ku morrën pjesë 17 parti të ndryshme. Tri partitë kryesore fituan: Mapai i David Ben Gurion fitoi 45 deputetë, General Zionists i kryesuar nga Israel Rocach, 20 deputetë dhe Mapam nga Meir Yairi, 15.

Albert Ajnshtajn dhe David Ben-Gurion

8 tetor – David Ben-Gurion paraqet kabinetin e tij për një “Vote të Besimit” të Knesset. Qeveria e tretë miratohet atë ditë dhe anëtarët u betuan.  Partia Mapai e Ben-Gurion formon një koalicion me partitë e tjera: Mizrachi, Hapoel HaMizrachi, Agudat Yisrael, Agudat Yisrael Workers dhe tri partitë arabe: Democratic List for Israeli Arabs, Progress and Work and Agriculture and Development.

Autobus i kompanise Egged, 1951

11 nëntor – Kompania e autobusëve Egged bëhet një rrjet transporti publik ndër-shtetas pas bashkimit me kompaninë e autobusëve “Shahar” veriore dhe kompaninë e autobusëve “Drom Yehuda” jugore. Sot, autoobustat e Egged bëjnë mbi 25.000 udhëtime në dite, duke ofruar më shumë se gjysmën e shërbimeve të transportit publik në Izrael dhe ka një flotë prej 3057 autobusësh.

Presidenti Chaim Weizmann, duke votuar ne zgjedhjet e vitit 1951

19 nëntor – Në zgjedhjet presidenciale izraelite të vitit 1951, Knesset rizgjedh Chaim Weizmann, si President i Izraelit, me 85 vota për dhe 11 vota kundër. Nuk pati asnjë kandidat tjetër.

Lexo edhe

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.