Isak Ruben, hebreu që dha jetën si dëshmor për çlirimin e Shqipërisë

Janë nëntë hebrenj që kanë rënë dëshmorë për lirinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Nga Simon Vrusho – Pavarësisht se në dukje e qetë, familja Emanuel Ruben nuk ndihej e sigurt në Beograd, prandaj në janar 1941 vendos largimin nga Beogradi, duke zbritur në Prishtinë, me synim që më vonë të shkonte në Shqipëri. Tre muaj më pas, 6 prill 1941, Beogradi bombardohet.

Qëndruan në Prishtinë muaj të tërë të veshur si vendas, si kosovarë. Më vonë familja Emanuel Ruben gjendet në Kavajë, e përbërë nga: kryefamiljari Emanuel Ruben dhe me radhë: e shoqja , Lea, katër vajzat: Berta, Matilda, Rifka, Lubica, si dhe tre djem: Isak, Avram dhe Baruh.

Dy muaj pas qëndrimit në Kavajë, Isak dhe Berta bien në kontakt me partizanët e Kavajës dhe rreshtohen në grupin e Pezës me komandant Sali Verdha. Isak – partizan, Berta – inferimiere.

Në vjeshtën 1942 Sali Verdha takon mikun e vet, Ismail Zenuni dhe prindërit e Ismailit strehojnë Isakun e Bertën në shtëpinë e tyre në Tiranë, në Rrugën”Ali Braushi” Nr. 14, ku edhe kanë jetuar deri në vitin 1957.

Gjatë një misioni në Tiranë, Isakun e arrestojnë nazistët dhe e çojnë në Zemun, kamp përqëndrimi pranë Beogradit. Pati fund tragjik, gjë që u mësua në 20 shkurt 1945, kur gazeta “Bshkimi” shkroi për atë.

Për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes, pas arrestimit të Isakut, Ismaili, mik pas miku i çon në Dibër në Qafë Muhur, tek Ramadan Biba, ku edhe qëndroi 8 muaj, deri në dhjetor 1944.

Në pranverë 1946 u rikthyen, me përjashtim të Bertës.

Berta dhe Ismaili krijojnë familje.

Tek dëgjon Apollon Ruben, të birin e Bertës e të Ismailit, nipin eIsak Ruben, që shpalos fakte, ngjarje, histori, rrëfenja për të parët e vet, gjithsesi kujtesa të mbetet tek ISAK RUBEN, tek ky dëshmor për Shqipërinë, hebreu Isak Ruben…

-Më 1991, – vijon Apollon Ruben Zenuni -shkuam në Izrael. Për herë të parë, pas kaq vitesh Berta takon motrat… Gjyshi Emanuel kishte shkuar me kohë në Tel Aviv, në Batjam. Më saktë në BEN JEUDA BAT JAM. Para ’90-ës ç’na dërgonin tezet, xhinse, xhupe, xhoke, bluza, jo kurrë, i mbani për vete, neve na jepnim vetëm të brendshmet, brekët… Ç’hoqën?… Ndryshoje emrin e nënës, bëje shqiptare, jepi shtetësinë… Nga Berta bëje Alije apo emër tjetër…

Tani kujtimet e lëna pas duken si flakë zjarri që djegin…

Por ISAK RUBEN digjet si pishtar në qiellin e Shqipërisë…

David Juda Kohen, Jakov Avramoviç, Jusef Solomon Konforti, Jusef David Bivas, Zhak (Isak) Emanuel Ruben, Leo Tyjeri, Jakov Josef Bahar, Baruh Isak Baruh dhe Dario Zhak Arditi janë emrat e 9 hebrenjve që kanë rënë dëshmorë për lirinë e Shqipërisë në Luftën II Botërore.

Berat, prill 2018

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Një revolucion i qetë po ndryshon Lindjen e Mesme

Në Lindjen e Mesme, e cila ka jetuar me shumë dhunë për shumë kohë, paqja është e mundshme dhe mund…

SHQIPËRI

Qeveria e re izraelite duhet ta njohë më në fund Kosovën

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës – dhe admirimit të sinqertë të popullit të saj për shtetin hebre – Izraeli…

KOSOVA

Arun Chaudhary, amerikano-hebreu që ndihmoi Albin Kurtin të bëhej Kryeministër

Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte…

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Misioni i Mossad për të kapur arkitektin e Holokaustit, Adolf Eichmann

Adolf Eichmann u kap nga shërbimi sekret izraelit në Argjentinë më 11 maj, saktësisht 60 vjet më parë sot; ai…