Nora Gjakova, kampionia e Europës ngre flamurin e Kosovës në Izrael

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë në peshën deri në 57 kg në Europianin që po zhvillohet në Tel Aviv


Nora Gjakova i dhuroi Kosovës medaljen e artë në peshën deri 57 kg për femra, në në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tel Aviv, Izrael (26-28 prill 2018).

Në finale, xhudistja pejane e trajnuar nga Driton Kuka mposhti me Ippon gjermanen Teresa Stoll.

Kjo është medalja e 14-të e artë e fituar nga 25-vjeçarja Nora Gjakova gjatë karrierës së saj në tetë kompeticione të ndryshme ndërkombëtare, ku ajo ka marrë pjesë. Gjakova ka fituar edhe 5 medalje argjendi si dhe 13 bronzi, duke e çuar në total 32 numrin e medaljeve të fituara.

Në Europianin e Tel Avivit, Nora Gjakova në ndeshjen e parë ka mposhtur me Ippon garuesën nga Azerbajxhani, Ichinkorloo Munkhtsedev.

Në ndeshjen e dytë Nora mposhti me Ippon edhe britaniken, Acelya Toprak.

Pas një lufte të gjatë e të fortë në ndeshjen e tretë Nora mposhti me Wazari portugezen, Telma Monteiro, medaliste Olimpike nga Rio 2016 dhe 5 herë Kampione Evropiane.

Në gjysmëfinale Nora u përball me rusen, Anastasiia Konkina, të cilën e mposhti me Ippon.

Në finale ajo mposhti me Ippon gjermanen, Theresa Stoll, për të u shpallur Kampione Evropiane.

E pyetur nga faqja zyrtare e Federatës Europiane të Xhudos, Eju.net, “se si ndihej të ishte Kampione Europës?”, Nora Gjakova tha:

“Ndihem shumë mirë, sot është dita ime më e mirë ndonjëherë. Unë me të vërtetë dëshiroja të fitoja sot, sepse doja t’ia kushtoj këtë medalje për gjyshen time që vdiq vitin e kaluar. Unë kam qenë me të vërtetë e motivuar dhe kam punuar shumë fort deri në ditën e sotme. Qëllimi im numër një ishte për të fituar të artën. Jam shumë e lumtur që kam bërë performancën më të mirë dhe përfundova me medaljen artë. Gara ime ndaj Monteiro ishte ndeshja ime më e vështirë sot. Ajo është një konkurrente e nivelit të lartë me shumë medalje. Pavarësisht nga fitorja e medaljes së artë, unë jam shumë e lumtur të fitoja kundër një xhudistje të nivelit të lartë si Monteiro”.

Gjatë këtij viti, Nora Gjakova ka fituar edhe dy medalje të arta në Grand Prix Antalya (Turqi) dhe Grand Prix Tunis (Tunizi).

Distria Krasniqi (-52kg) fitoi medaljen e argjendtë, pasi humbi në finale me rusen Natalia Kuziutina.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023