Zbulohet ndërtesa e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem

Inaugurimi, më 14 maj do të jetë simbolik, pasi punimet për kompletimin e ambasadës do të vazhdojnë për gjashtë vjet.

Mediet izraelite “zbuluan” pamjen e ndërtesës së Ambasadës së re amerikanë në Jeruzalem, aty ku ndodhet tashmë konsullata amerikane në kryeqytetin e Izraelit.

Ynetneës.com shkruan se inaugurimi, më 14 maj do të jetë simbolik,  pasi punimet për kompletimin e ambasadës do të vazhdojnë për gjashtë vjet.
Aktualisht, ambasada amerikane ndodhet në Tel Aviv, ndërkohë që në Jeruzalem do të zhvendoset ambasadori dhe sekretari i tij.

Është parashikuar një vizitë e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump.