Ju pëlqejnë bananet Chiquitta, i përkasin bankierit më të pasur në botë, hebreut Joseph Safra

Joseph Safra është bankieri më i pasur në botë, sipas “Forbes”. Aktualisht, ai ka 23.8 miliardë dollarë, duke u renditur njeriu i 31-të më i pasur i botës (sot 23 maj 2019)


Chiquita! Të gjithë shqiptarët e njohin këtë brend të bananeve! Por, ndoshta pak e dinë se një nga dy pronarët e kompanisë, braziliano-hebreu Joseph Safra zotëron 50% të saj – gjysma tjetër i përket miliarderit të lëngjeve të portokalleve, brazilianit me origjinë nga Italia, Jose Cutrale.

Joseph Safra është bankieri më i pasur në botë, sipas “Forbes”. Aktualisht, ai ka 23.8 miliardë dollarë, duke u renditur njeriu i 31-të më i pasur i botës (sot 23 maj 2019) dhe i dyti në Brazil, pas Jorge Paulo Lemann, me këtë të fundit që zotëron Anheuser-Busch InBev, prodhuesin më të madh të birave në botë.

Joseph Safra është pinjoll i në familjeje bankierëshg nga hebrenjtë e Sirisë dhe është pronari e perandorisë së investimeve, Safra Group, si dhe pronari i Bankës Safra, me qendër në San Paolo, banka e tetë më e madhe në Brazil.

Ai ka bankën e tij edhe në Shtet e Bashkuara, Safra National Bank of New York, si dhe në Zvicër, J. Safra Sarasin.

Joseph Safra u lind në Alepo, në vitin 1939, në një familje hebrenjsh sirianë, por me lidhje bankare që daton qysh nga kohët e Perandorisë Osmane.

Ai u rrit në Bejrut, Liban, ndërkohë që familja Safra u zhvendos në Brazil në vitin 1952, kur Joseph ishte 13 vjeç. Vëllai i tij 23-vjeçar, Edmond Safra, dhe babai Jacob Safra, nisën të punonin në Brazil duke financuar asete të ndryshme në San Paolo.

Shtepia e Joseph Safra ne Sao Paolo

Në vitet 1960, Joseph Safra themeloi Banco Safra, për ta bërë atë bankën e tetë më të madh në Brazil.

Një nga blerjet më të bujshme të 73-vjeçarit Joseph Safra, babai i katër fëmijëve, është blerja e kullës më të famshme në Londër, The Gerkin, pagoi 726 milionë sterlina për ta blerë atë.

The Gerkin, Londer

Gjithsesi, në vitin 2011, Safra bleu një bankë private në Zvicër, Rabobank of the Netherlands për 1.1 miliardë dollarë, dhe gjithashtu bleu zyra në Manhattan, në 660 Madison Avenue me vlerë 285 miliardë dollarë.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.