Miliarderi Roman Abramoviç bëhet qytetar izraelit

Pronari i Çelsit tashmë ndodhet në Izrael, për të përfunduar procesin e emigracionit.


Roman Abramoviç, miliarderi rus dhe pronari i klubit të famshëm londinez, Çelsi, emigroi në Izrael. Lajmi jepet nga gazeta më e madhe izraelite, Israel Hayom.

Vendimi i Abramoviçit për të emigruar në Izrael erdhi pas skadimit të afatit të vizës së biznesmenit në Britani, e cila edhe mund ta ketë shtyrë atë për të lëvizur drejt Izraelit së bashku me pronarët e tjerë të klubit.

Pas incidentit me helmimin e Sergei Skripal, oficerit të inteligjencës ruse, por që vepronte si agjent i dyfishtë për shërbimet inteligjente britanike, tensionet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë u rritën.

Qëndrimi i Abramoviçit në Britani u mbyll kur viza e tij e punës skadoi dhe autoritetet nuk ia rinovuan vizën e tij, duke shkaktuar që pronari i Çelsit të humbasë finalen  e FA Cup ndaj Mançester Junaitid.

Miliarderi hebre është në procesin e ndërtimit të një rezidence të madhe në Tel Aviv, në lagjen Neve Tzedek. Sipas Forbes, Ambramoviç, 51 vjeç, ka një pasuri neto prej 9.1 miliardë dollarësh dhe renditet si njeriu i 139-të më i pasur në botës dhe personi i 12-të më i pasur në Rusi në vitin 2017.

Bizneset e Abramoviçit përfshijnë konglomeratin Millhouse Capital, Evraz (kompani miniere qymyri dhe çeliku) dhe Norenickel (kompani nikeli dhe palladiumi).

Oligarku rus është një vizitor i shpeshtë i Izraelit dhe një filantropist i shtetit të Izraelit dhe i bashkësive hebraike në Rusi. Abramoviç mori një çmim të veçantë nga Federata e Bashkësive Hebraike të Rusisë për kontributin e tij prej mbi 500 milionë dollarë gjatë 20 viteve të fundit ndaj shkaqeve hebraike në Izrael dhe Rusi.

Pronari i Çelsit tashmë ndodhet në Izrael, për të përfunduar procesin e emigracionit, shkruan Jerusalem Post.

Në muajt e fundit, Çelsi udhëhoqi fushatën, “Thuaji jo antisemitizmit”, i drejtuar nga Abramoviçi si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe kundërshtimin e fanatizmit ndaj hebrenjve.

LEXO EDHE

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.