Renditja: Pasaporta izraelite, e 19-ta në botë. Shqipëria e 44-ta, Kosova e 91-ta

Renditja e hartuar nga “Henley & Partners”. E para është Japonia, hyn pa vizë në 189 nga 218 shtete të botës

Izraeli ka pasaportën e 19-të më të fuqishme në botë. Shtetasit izraelitë mund të hyjë pa viza në 161 vende të ndryshme, pa pasur nevojë për një vizë.

Kjo është renditja që ka bërë “Henley & Partners” për vitin 2018.

Pasaportën më të fortë në botë e ka Japonia. Japonezët hyjnë pa vizë në 189 nga 218 shtete. Në vend të dytë është Gjermania dhe Singapori me nga: 188 shtete, shkruan portali izraelit Calcalist.

Shqipëria renditet në vendin e 48-të, duke hyrë pa viza në 114 shtete. Kosova renditet në vendin e 91-të duke hyrë pa viza në 44 shtete.

 

RENDITJA

1.Japonia – 189

2.Gjermania, Singapori – 188

3.Finlanda, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia – 187

4.Australia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugaia, Britania e Madhe, SHBA – 186

5.Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Irlanda, Zvicra – 185

6.Australia, Greqia – 183

7.Çekia, Malta, Zelanda e Re – 182

8.Islanda – 181

9.Hungaria, Sllovenia, Malajzia – 180

10.Letonia, Lituania, Sllovakia – 179

 

Lexo më shumë