Israir u reklamon turistëve izraelitë Golemin në Shqipëri

Një bregdet i mahnitshëm, i pastër dhe i mirëmbajtur, një bulevard hotelesh plot tërheqje për të gjithë familjen


Israir, shoqëria ajrore izraelite, vazhdon të bëjë reklamë për atë se çfarë i presin turistët hebrenj në Shqipëri.

Kësaj radhe, ajo u ofron turistëve izraelitë informacion mbi plazhin e Golemit.

 

“Pra, pasi ju kemi folur për peizazhet, artin dhe jetën e natës urbane të Shqipërisë, është koha për një kthim të vëmendjes në qytetin bregdetar të Golemit, Vetëm 35 km nga kryeqyteti, Tirana, së bashku me një bregdet të mahnitshëm, të pastër dhe mirëmbajtur – dhe një bulevard hotelesh, disa të vogla dhe familjare, disa komerciale dhe plot tërheqje për të gjithë familjen”, shkruan Israir në faqen e tij zyrtare në Facebook, me mbi 63 mijë ndjekës.

Hoteli që izraelitët kanë zgjedhur është “Grand Fafa”.

“Hoteli me 5 yje GRAND FAFA BLU në qytetin e Golemit dhe mikpritja ‘all-inclusive’ (të gjitha të përfshira) ju fton të shijoni një eksperiencë të vërtetë të diellit, detit, ushqimit të mirë dhe shumë tërheqjeve në të gjithë familjen! Kështu pra, le të njohim qytetin tuaj të ri turistik, Golemin në Shqipëri”, vazhdon mesazhi i Israir.

Israir do të kryejë fluturime direkte me avionët e tij nga Tel Avivi në Tiranë, ndërkohë që kompania e udhëtimeve luan rolin edhe një të një agjencie udhëtimesh, duke ofruar disa paketa në hotele të ndryshme shqiptare, përfshirë Rogner Europapark, Mak Tirana Hotel, Hotel Sokrat, etj.

Udhëtimi i parë direkt i parashikuar është 29 qershor 2018.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.