Xhani De Biazi, trajneri i ri i Izraelit? Elozhe në mediat hebraike

“Dy vjet më parë, trajneri italian e çoi ekipin e Shqipërisë në Euro 2016”, shkruan Sport1


Xhani De Biazi ka shumë gjasa që të jetë trajneri i ri i Izraelit. Seksioni sportiv i gazetës izraelite “Maariv”, Sport1, i ka marrë një intervistë tepër të gjatë ish-teknikut të Shqipëris, madje ka vendosur edhe një titull shumë intrigues: “Nëse Izraeli ka nevojë për trajner – atëherë i telefoni De Biazit”.

“Dy vjet më parë, trajneri italian gëzoi një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij, duke e çuar ekipin e Shqipërisë në Euro 2016”, shkruan Sport1, që kujton fitoren 1-0 ndaj Rumanisë në Francë. Nëse Izraeli kërkon të shkojë në finalet e Europianit të ardhshëm, atëhëre i telefonini De Biazit”, vazhon Sport1.

“Në ditët kur Federata e Futbollit është duke kërkuar nëpër botë një menaxher teknik për ekipin Kombëtar të Izraelit, dhe është duke kërkuar gjithashtu për një trajner që mund t’i udhëheqë blu-bardhët drejt një ere të re, një nga trajnerët që ka arritur të bëjë revolucion me një ekip të vogël dhe që nuk ishte më parë në qendër të futbollit turpin është Xhani De Biazi. Ai e udhëhoqi Shqipërinë drejt Euro 2016, pas një revolucioni në futbollin vendas dhe ka diçka për të thënë rreth procesit sesi Izraeli duhet të ecë në të ardhmen”,  vazhdon portali izraelit.

Izraelitët kujtojnë dy përballjet e fundit midis Izraelit dhe Shqipërisë, fitoren 3-0 të izraelitëve në Elbasan, por sidomos vendosin theksin te fitorja po 3-0 e kuqezinjve në Haifa.

“Pas asaj fitoreje, Xhani De Biazi dha dorëheqjen dhe nuk e drejtoi më Shqipërinë. Ai pati një eksperiencë pa sukses te Deportivo Alavesh në Spanjë. De Biazi ishte gjithashtu kandidat për të drejtuar ekipin italian në fushatën e fundit, por e humbi pozicionin e tij ndaj Xhampiero Venturës, që siç dihet dështoi të çonte “Skuadrën azure” në Kupën e Botës”.

Në fakt, në Izrael janë në pritje të emërimit të drejtorit teknik të ekipit kombëtar, i cili mund të zgjidhet Filipo Galit, aktualisht trajner moshash te Milani dhe pastaj të vendosin për emrin e trajnerit.

“De Biazi është një veteran futbolli. Dhe eksperienca e tij me ekipet e vogla apo të mesme, e ka kthyer në një “dhelpër të vjetër”, që nuk është vetëm i përshtatshëm për Shqpërinë, por edhe për ekipin Kombëtar të Izraelit”.

Në intervistën e tij të gjatë, De Biazi ka shpjeguar në detaje edhe presionin që ndjen trajneri te ekipet e mëdha, që kërkojnë rezultate. Në parashikimin e tij për Botërorin, ai sheh fitues të mundshëm Spanjën dhe Gjermaninë, por kandidat të fortë parashikon edhe Brazilin.

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.