Shqipëria në Forumin kundër Terrorizmit në Izrael

Marrin pjesë ministra nga 17 shtete. Të pranishëm, Netanyahu dhe shefat e Shin Bet dhe Mossad


Shqipëria do të marrë pjesë krahas 17 vendeve të ndryshme në Forumi e parë Global të Luftës kundër Terrorizmit, Nxitjes dhe Kërcënimeve Kibernitike, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Izrael.

Lajmin e bëri të ditur portali i kanalit televiziv izraelit Channel 7, inn.co.il.

Në konferencën, e cila do të zhvillohet në Jeruzalem, me iniciativën e ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Çwshtjeve Strategjike dhe Informacionit, Gilad Erdan, e ku do të jenë të pranishëm edhe Presidenti Reuven Rivlin dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu do të marrin pjesë 17 ministra dhe zëvendësministra të mbrojtjes nga: Shqipëria, SHBA, Gjermania, Rumania, Azerbajxhani, Greqia, Bullgaria, Ruanda, Hungaria, Letonia, Kroacia, Paraguai, Lituania, Kanadaja dhe Serbia.

Drejtuesit agjencive të sigurisë izraelite, përfshirë shefat e Shin Bet (shërbimi informativ i brendshëm) dhe Mossad (shërbimi inteligjent i jashtëm), do të tregojnë eksperiencat e tyre, se si Izraeli ka arritur të shndërrohet në një fenomen të mirënjohur botëror në luftën kundër terrorizmit në përgjithësi dhe ndaj terroristëve në veçanti.

Ministrat e vendeve të pjesëmarrëse në Forumi do të diskutojnë edhe mundësinë e kooperimit në kuadër të betejës kundër të njëjtave kërcënime.

Një studim special i kryer nga Ministria e Sigurisë Publike dhe Instituti i Kundër-Terrorizmit, i kryesuar nga Prof. Boaz Ganor, do t’u paraqitet pjesëmarrësve.

Izraeli është një lider botëror në luftën kundër terrorizmit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.