500 më të pasurit e Izraelit, ja kush janë 106 miliarderët

Gazeta “The Marker” ka hartuar listën. Vlera e tyre kap 172 miliardë dollarë në total.


Gazeta ekonomike izraelite “The Marker” publikoi një listë të 500 njerëzve dhe familjeve më të pasura në Izrael.

Nëse në vitin 2003, në Izrael ishin vetëm 8 miliarderë që në total kishin 37 miliardë dollarë, pas 15 vjetësh, në vitin 2018 janë 106 miliarderë që në total kanë 172 miliardë dollarë, dhe këtu përfshihen edhe ata që kanë aktivitet në Izrael. Mesatarja e kapitalit të tyre është 1.07 miliardë dollarë.

Kështu, kur flasim për familje, për shembull “Familja Strauss”, vlera totale e së cilës është 2 miliardë dollarë, aty janë përfshirë anëtarët e familjes: Michael (Miki) Strauss, Raya Strauss-Ben Dror, Ofra Strauss, Irit Strauss, Adi Strauss, Nava Michael, Gili Medin dhe Rani Medin.

Interesant është fakti se është rritur numri i miliardereve femra në Izrael. Nga miliarderët izraelitë, vetëm 13% e tyre i kanë paratë si pasojë e trashëgimisë, ndërkohë që 30% prej tyre nga trashëgimia dhe rritja e kapitalit dhe 57% e miliarderëve i kanë bërë paratë falë punës së tyre.

Në termat e portofolit të aseteve, 42% e miliarderëve janë investuar në bursë, 33% në kompani private, 2.3% në prona të patundshme dhe luksi.

Në total në botë janë 2754 miliarderë, të cilët së bashku kanë 9.2 trilion dollarë. Miliarderët u rritën me 29% në raport me vitin e kaluar.  784 miliarderë janë në Azi dhe 724 janë në Amerikën e Veriut.

Sipas një serie të dhënash nga revista ekonomike si “Forbes”, “Bllomberg”, “Oxfam”, apo “Wealth-X”, në listë janë ata që kanë nga 1 miliard dollarë e sipër.

LISTA E 30 IZRAELITËVE MË TË PASUR

1.Eyal Ofer 9.3 mld dollarë
2.Familja Wertheimer 9 mld dollarë
3.Patrik Dragi 6.5 mld dollarë
4.Shari Arison 5.5 mld dollarë
5.Familja Azrieli 4.4 mld dollarë

6.Gil Shwed 4.2 mld dollarë
7.Familja Tshuva 4.15 mld dollarë
8.Chaim Saban 3.55 mld dollarë
9.Arnon Miltcin 3.5 mld dollarë
10.Shaul Shani 3.5 mld dollarë

11.Familja Federman 3.5 mld dollarë
12.Teddy Sagi 3.4 mld dollarë
13.Jakir Naiv 3.1 mld dollarë
14.Marius Nacht dhe Anat Agmon 2.65 mld dollarë
15.Idan Ofer 2.25 mld dollarë

16.Udi Angel 2.2 mld dollarë
17.Mori Arkin 2 mld dollarë
18.Familja Harlap 2 mld dollarë
19.Familja Strauss 2 mld dollarë
20.Familja Mirilashvili 1.8 mld dollarë

21.Adam Neuman 1.7 mld dollarë
22.Familja Wertheim 1.7 mld dollarë
23.Familja Sagol 1.65 mld dollarë
24.Familja Miter 1.6 mld dollarë
25.Vëllezërit Nakesh 1.57 mld dollarë

26.Familja Shimon 1.5 mld dollarë
27.Familja Bino 1.5 mld dollarë
28.Familja Kahan 1.45 mld dollarë
29.Ziv Aviram 1.42 mld dollarë
30.Amnon Shashua 1.41 mld dollarë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.