Netanyahu takon Makron: Franca të vendosë sanksione ndaj Iranit

Kryeministri i Izraelit u takua me presidentin francez në Paris, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel në Berlin


Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se ai nuk kërkoi nga Presidenti francez Emmanuel Makron të tërhiqte Francën nga marrëveshja bërthamore e Iranit, sepse ai beson se sanksionet e reja të SHBA kundër Republikës Islamike do të fundosin marrëveshjen e vitit 2015.

Netanyahu u takua me Makron në Pallatin Elysee në Paris si pjesë e turneut të tij evropian, me qëllim që të siguronte mbështetjen e aleatëve kundër Iranit. Përveç marrëveshjes bërthamore, kryeministri gjithashtu ngriti çështjen e nxitjes së forcave iraniane nga Siria, shkruan “Times of Israel”.

“Unë nuk e kam kërkuar Presidentin Makron të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin sepse mendoj se do të rrëzohet gjithsesi së shpejti nën presionin nga sanksionet amerikane,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Macron pas një takimi me dyer të mbyllura midis dy udhëheqësve.

“Ajo në çfarë ne u përqendruam dhe se në çfarë unë  u përqendrova, është se si të ndalojmë agresionin iranian në rajon”, tha ai.

Megjithatë, Netanjahu nxiti udhëheqësin francez të vendoste sanksione ekonomike ndaj Iranit për të ndihmuar në largimin e tij nga ndjekja e një arme bërthamore.

Kryeministri i Izraelit u takua me presidentin francez në Paris, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel në Berlin, ndësa do të takohet edhe me kryeministren e Anglisë, Tereza May.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.