Philips ble kompaninë izraelite EPD për 250 milionë euro

Sistemi i imazheve që përdor EPD Solutions është tredimensional. Tregu i aritmisë kardiake sot është 2 miliard dollarë.


Gjiganti holandez Philips është duke blerë kompaninë EPD Solutions, me qendër në Caeasera, të themeluar nga Prof. Shlomo Ben-Haim, e cila zhvillon sisteme të imazheve kardiake dhe shërben si sistem navigimi për pacientët që kanë pasur çrregullime te zemrës.

Sistemi që përdor EPD është unik, pasi jep një pamje anatomike tredimensionale të zemrës gjatë procesit të saj.

Philips do të paguajë 250 milionë euro “cash” dhe një tjetër shumë prej 210 milionë eurosh, nëse kompania izraelite do të arrijë disa objektiva specifikë, shkruan Calcalsit.co.il.

Prof. Shlomo Ben-Haim është një nga sipërmarrësit lider në industrinë e shkencave të jetës, me një seri suksesesh, përfshirë dhe shitjen e Biosens te Johnson & Johnson më 1997 për rreth 450 milionë dollarë.

Blerja e kompanisë izraelite i lejon Philips të fusë këmbët në tregun e arritmisë kardiake, e cila sipas CEO-s së gjigantit holandez, Frans van Houten, ka aktualisht një vlerë prej 2 miliardë dollarë.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.