Innovation Endeavors e Eric Schmidt grumbullon 333 milionë dollarë

Innovation Endeavors III ka grumbulluar para nga 69 investitorë për të investuar në teknologjinë transformuese


Bashkëthemeluesit e Innovation Endeavors, Eric Schmidt dhe Dror Berman, bënë të ditur një fond të ri të quajtur Innovation Endeavors III. Fondi prej 333 milion dollarë do të investojë në “themeluesit vizionarë, teknologjinë transformuese dhe ekosistemeve emergjente”, shkruan portali ekonomik izraelit, Calcalist.co.il.

Firma gjithashtu njoftoi për promovimin e partnerit Harpinder Singh. Z. Singh është bashkëthemelues i Slice Technologies dhe FiberTower.

Në Maj, Innovation Endeavors raportoi se kishte ngritur 333.5 milionë dollarë nga 69 investitorë drejt fondit të ri. Firma fillimisht kishte për qëllim të grumbullonte 300 milionë dollarë. Fondi i ri siguroi angazhimin e tij të parë në tetor 2017.

E themeluar në vitin 2010, portofoli i kompanive të Innovation Endeavors përfshijnë Uber, kompaninë për shpërndarjen e përmbajtjes Taboola Inc., startapin e marketingut Yotpo Ltd. dhe Planet Labs, Inc., e cila operon flotën më të madhe të imazheve komerciale të tokës  në orbitë.

Firma tani menaxhon 1 miliard dollarë. Innovation Endeavors udhëhiqet nga Scott Brady, Rick Scanlon dhe izraelitët Dror Berman dhe Daniel Goldstein, me z. Schmidt si anëtare jodrejtues dhe investitor “spirancë” për Fondin III.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.