Nuk janë në Botëror, por kanë blerë më shumë bileta!


Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike. Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion ku do të zhvillohen 64 ndeshje.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62541. në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka. Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi.

Top Channel

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.