Abramoviç çon fëmijët e sëmurë izraelitë të ndjekin Botërorin në Rusi

Miliarderi ruso-izraelit dha një donacion me gjashtë shifra për 68 izraelitë, përfshirë dhe kujdestarët


Miliarderi ruso-izraelit Roman Abramoviç ka dhuruar një shumë prej “gjashtë shifrash” për shoqatën bamirëse izraelite “Fulfilling Dream” (Përmbushim ëndrrat)”, e cila së bashku me donacione të tjera u ka lejuar 30 fëmijëve të sëmurë izraelitë të marrin pjesë në Kupën së Botës në Rusi, njoftoi CNN. Së bashku me kujdestarët, 68 izraelitë janë dërguar në Rusi për të parë tri ndeshje të Botërorit.

“Zoti Abramovich po e mbështet ‘Fulfilling Dreams’ në turneun e tretë të madh, pas Kupës së Botës në Brazil dhe Europianit në Francë dhe ne vazhdojmë të mbetemi të impresionuar nga puna vetëmohuese Gilad (CEO Gilad Salter i ‘Fulfilling Dreams’) dhe atë që ekipi i tij po bëjnë” një zëdhënës për Abramoviç tha për CNN.

“Fakti që Kupa e Botës është këtu në Rusi këtë vit e bën edhe më të veçantë, dhe ne shpresojmë që fëmijët të marrin në shtëpi disa kujtime të mëdha”.

“Unë jam duke kaluar një pjesë të bukur të jetës sime”, tha nëntëvjeçarja Polina Feldman, e cila vuan nga paraliza cerebrale, për CNN. “Unë kurrë nuk kam qenë kurrë jashtë vendit dhe futbolli është jeta ime.”

Fëmijët izraelitë e panë Meksikën të mposhte kampionët botërorë të Gjermanisë të dielën, shikuan Senegali kur mundi Poloninë dhe kur Portugalia e Kristiano Ronaldos lujti kundër Marokut.

“Unë ende nuk mund të besoj se jam këtu,” tha Zidane Abu, 20 vjeç, i cili gjithashtu ka paralizë cerebrale. “Vajtja në Kupën e Botës ishte ëndrra ime më e madhe. Të gjithë njerëzit përreth janë shumë të sjellshëm,  donin të bënin foto me ne, sikur ne të ishim yje”.

CNN raporton se, Abramoviç u bë i vetëdijshëm për bamirësinë nga miku i tij i ngushtë, ish-trajneri i Çelsit, Avram Grant.

Pronari i Çelsit, Abramoviç, emigroi në Izrael muajin e kaluar pasi qeveria britanike nuk e rifitoi vizën e tij për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pasaportën e tij ruse. Marrja e një pasaporte izraelite do t’i mundësojë atij të hyjë në Britani pa viza, megjithëse vetëm si turist, shkruan portali izraelit Globes.co.il.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.