Agjencia izraelite Walla: Shqipëria ofron gjithçka që ka Greqia, por më lirë

Mediet izraelite i bëjnë jehonë turizmit shqiptar


“Shqipëria: Vendi evropian që jep gjithçka që ka në Greqi, por më lirë”, ky është titulli i shkrimit të publikuar në Agjencinë e njohur izraelite të lajmeve “Walla”.

Një udhëtim në Shqipëri ju lë fillimisht dhe më së shumti befasuar. Në shumë vende që vizitojmë ka një ndjenjë se kemi qenë këtu, edhe nëse kjo është hera e parë që e vizitojmë vendin. E kemi parë atë në filma dhe rrjete sociale, por në të vërtetë pak dihet rreth saj.

Pra, çfarë do të zbulojë turisti izraelit në aeroportin me emrin Nënë Tereza në kryeqytetin e Tiranës? Së pari, Nënë Tereza lindi nën Perandorinë Osmane në qytetin e Shkupit, kryeqytetin e Maqedonisë, i cili kufizohet edhe me Shqipërinë, por babai i saj ishte shqiptar dhe ajo konsiderohet personaliteti më i madh i popullit shqiptar.

Aeroporti është 25 minuta me makinë nga qyteti dhe një taksi nga aeroporti në një hotel në qendër të qytetit kushton rreth 3,000 lekë ose 20 euro.

Së dyti, vendi që ishte një nga vendet më të izoluara në botë gjatë sundimit komunist të Enver Hoxhës për katër dekada duke filluar nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në 1985, i hap dyert e saj turistëve, të cilët nuk vijnë vetëm nga Ballkani fqinj.

Së treti, një pushim në Shqipëri për turistët izraelitë është një pushim relativisht i lirë,përsa i përket ushqimit ashtu edhe pazareve dhe argëtimeve. Nëse vendosni të largoheni nga Tirana, do të hasni peisazhe të bukura, male, kodra, përrenj dhe liqene.

Israir, i cili financoi vajtjen e gazetarit që shkroi këtë artikull, i bën të mundur turistit izraelit të zbulojë Shqipërinë në mënyra të ndryshme: një pushim në kryeqytetin e Tiranës, një pushim në plazhet e bukura të Durrësit, i cili ndodhet rreth gjysmë ore nga Tirana dhe turne mbresëlënëse në natyrës që gjithashtu mund të përfshijnë udhëtime me xhip në peizazhe. Natyrisht, ju mund t’i kombinoni pushimet sipas preferencave tuaja personale.

 

 

Ky është një vend ku 70 për qind e popullsisë është myslimane, por gjatë vizitës sonë gjatë muajit të Ramazanit nuk hasëm karekteristika tipike të kulturës islame. Xhamitë janë të pranishme dhe herë pas here dëgjohet zëri i hoxhës , por në tryezat e restoranteve ka mish derri dhe një verë e mirë vendase pihet në çdo vakt dhe vendasit mbajnë rroba perëndimore. Në të vërtetë, nuk ka gra apo burra me veshje të tipike myslymane.

Shqiptarët janë shumë krenarë për historinë e tyre dhe të qenurit pasardhës të Ilirëve është një nder dhe një fakt që i dallon ata nga qytetarët e vendeve që i rrethojnë. Historia e kohëve të fundit është më pak burim krenarie dhe 40 vitet izolim nën regjimin e Hoxhës kanë lëne gjurmët e tyre me qindra mijëra bunkerë të ndërtuar në vend për shkak të paranojës së diktatorit nga frika e pushtimit. Heroi kombëtar
i Shqipërisë është Skënderbeu, një luftëtar ii shekullit të 15-të, i cili luftoi turqit për 25 vjet dhe gjatë jetës së tij perandoria nuk arriti t’i nënshtronte shqiptarët.

Një skulpturë e tij është vendosur në sheshin kryesor të Tiranës dhe në kalanë e Krujës, ekuivalenti shqiptar i Masadës ku është ndërtuar edhe një muze kushtuar atij. Kalaja është e rekomanduar për një vizitë dhe pamjen e bukur, por pamja nga Kalaja e Rozafës në Shkodër ia kalon
asaj.

Në Shqipëri ka rreth tre milionë njerëz, por si popujt tjerë që vuajnë nga diktatura dhe një situatë e vështirë ekonomike, shumë prej tyre kanë emigruar nëpër botë. Sipas vendasve shtatë milionë shqiptarë jetojnë në vende të tjera dhe disa prej tyre mbështesin familjen që mbetet dhe i ndihmojnë ato ekonomikisht. Vendasit, përtej karakterit mikpritës në përgjithësi, e pëlqejnë Izraelin dhe vajza që takuam në parkun ujor që vizituam pak jashtë Tiranës tha se kjo ishte hera e parë që u takua me izraelitë dhe dukej mjaft e kënaqur nga ky takim. Parku në vetvete është i bukur, por jo shumë i madh, por një familje me fëmijë mund të kalojë disa orë atje.

Tipari kryesor i Shqipërisë janë vendet natyrore dhe peizazhet që kombinojnë vargjet malore, liqenet dhe përrenjtë, si dhe kafshët që ndonjëherë shfaqen në vende të papritura, duke përfshirë edhe autostradën nga aeroporti i Tiranës në qendër të qytetit. Qyteti i Shkodrës, qyteti i katërt më i madh në Shqipëri, ndodhet në veri të vendit dhe ka një liqen shumë të bukur. Liqeni është i saj është i ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi fqinj, dhe është liqeni më i madh në Ballkan. Për krahasim, ajo ishte dy herë e gjysmë më e madhe se
Detit i Galilesë. Një tjetër pikë e rëndësishme në Shkodër është Kalaja e Rozafës. Pas ngjitjes maja e kalasë ofron një pamje mbresëlënëse të qytetit, bregdetit të bukur, liqenit dhe lumenjve që rrjedhin në të. Për një moment ju mund të mendoni se ishim në një vend krejtësisht të ndryshëm, por flamuri i kuq i Shqipërisë po valvitej në majë të kalasë dhe na riktheu.

Ngjitja në kështjellë dhe zbritja prej saj i bëjnë turistët të ndihen të uritur dhe ushqimi shqiptar, i cili është pjesë e kuzhinës ballkanike dhe ndikohet gjithashtu nga kuzhina italiane, është padyshim një delikatesë. Vendasit krenohen me perimet dhe frutat e freskëta që janë të pranishme në shumicën e vakteve dhe djathrat vendase nuk mungojnë nga tryeza.

Ditën e parë në Shkodër hëngrëm në një restorant buzë liqenit të qytetit. Pjata kryesore ishte copa krapi të gatuara me qepë dhe salcë të ëmbël. U shërbye në një enë të madhe balte e cila është karakteristike e rajonit. Restorantet e ushqimeve të detit gjithashtu nuk mungojnë dhe frutat e detit janë shumë të mira dhe nuk janë fare të shtrenjta.

Pata përvojën më të mirë kulinare në Shqipëri në një fermë organike me emrin Mrizi i Zanave. Ferma ndodhet në rrethin e Shkodrës duke shërbyer vetëm ushqime të rritura në vend: perime të rritura në fshatrat e zonës, mish dhe djathra vendase.

Për të kuptuar më mirë kuptimin e bunkerëve në kulturën shqiptare, rekomandohet të vizitoni Muzeu Bunk’Art që gjendet në periferi të Tiranës ku mund të mësohet rreth Shqipërisë gjatë luftës së Dytë Botërore nën pushtimin italian në 1939 dhe atë gjerman duke filluar nga viti 1943, që çoi në fshehjen e hebrenjve sipas Kodit të Besës. Sipas këtij kodi shqiptarët do të mbrojnë me jetën e tyre këdo që ka
nevojë për ndihmë.

Në të vërtetë, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që pas përfundimit të luftës pati më shumë hebrenj në territorin e saj sesa në fillim të luftës. Në fund të luftës, Hoxha mori pushtetin dhe në vitin 1967 ai urdhëroi ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, i cili zhvilloi një doktrinën “I gjithë populli ushtar” – çdo banor i moshës 12 vjec e lart ishte trajnuar për të shtënë me Kallashnikov.

Qyteti i Tiranës ka rreth 600,000 banorë dhe është qyteti më i madh në vend. Qyteti është plot me kafene dhe ato përdoren edhe për argëtim edhe për biznes. Nën sundimin e Hoxhës ndërtesat ishin gri por në vitet e fundit disa prej tyre janë lyer me ngjyra të ndezura dhe shëtitjet në qytet janë bërë më të gjallë. Tirana është plot me vende argëtuese dhe endjet nëpër qendrën e qytetit të premten në mbrëmje tregojne mijëra kafene, bare dhe klube të mbushura plot.

Disa qendra tregtare, të cilat duken si çdo qendër tregtare në një qytet të zakonshëm perëndimor, ndodhen në kryeqytet. Çmimet janë të arsyeshme dhe atyre që u pelqejnë blerjet do ta gjejnë Tiranën një destinacion të mirë pazaresh. Regjimi komunist ekzistoi në Shqipëri deri në vitin 1991, por pavarësisht bunkerëve të shpërndarë anembanë vendit, shëtitjet nëpër kryeqytet nuk krijojnë atmosferën e veçantë që mbizotëron në Pragë apo Budapest. Qytetit gjithashtu i mungon bukuria e kryeqyteteve të Çekisë dhe Hungarisë.

Cmimet në Shqipëri janë mjaft të lira dhe kosto e jetesës për turistët është më e ulët se kosto e një pushimi të ngjashëm në Greqi apo Kroaci. Për turistët, Israir ofron paketa që përfshijnë fluturimin në Tiranë dhe pushime në hotele pranë brigjeve shqiptare në qytetin e Durresit.
Kini parasysh se moti mund të jetë i nxehtë dhe nganjëherë shumë i nxehtë, por shumica e vendeve që ne vizituam kishin ajër të kondicionuar dhe birra e ftohtë do të jetë shumë më e lirë se në Tel Aviv.

(Artikull i Agjencise se Lajmeve izraelite Walla)

https://travel.walla.co.il/item/3166432

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.