Izrael, ZIM bën aleancë me gjigantët botërorë në transportin detar

Kompania me qendër në Haifa, pakt kooperimi me Maersk Line dhe Mediterranean Shipping Company


Gjiganti izraelit i transportit me anije me qendër në Haifa, Zim Integrated Shipping Services, i njohur shkurt si “ZIM”, ka arritur një bashkëpunim strategjik me dy nga grupet më të mëdha në botë të transportit të kontenierëve në botë për të operuar së bashku në Azi dhe në Bregun Lindor të SHBA.

Pakti i arritur me Maersk Line dhe Mediterranean Shipping Company (MSC), ofron bashkëpunim për të ndarë bashkërisht në rrugët tregtare detare në një nga qendrat më të rëndësishme për tregtinë botërore, tha Zim në një deklaratë.

Maersk, e cila është kompania më e madhe e transportit me anije në botë, tashmë ka një bashkëpunim për ndarje e rrugëve me MSC, i quajtur 2M. Zim tani do të bashkohet me atë aleancë në një marrëveshje që do të zgjasë shtatë vjet.

Eli Glickman, presidenti dhe CEO i Zim, tha se ai është kooperimi është një “arritje e madhe” për kompaninë izraelite, e cila zë vetëm 2 për qind të industrisë së anijeve globale. Kompania izraelite, e cila renditet e 10-ta nga 12 kompanitë më të mëdha në botë, është bërë një lojtar kyç në këtë rrugë, tha ai, çka edhe shtroi rrugën për këtë aleancë.

Firmat e transportit detar – ashtu si kompanitë ajrore – kanë kuptuar se bashkimi i forcave në rrugët përmirëson efikasitetin dhe ul shpenzimet, duke ofruar gjithashtu shërbim më të mirë për konsumatorët tha Glickman për “The Times of Israel”. Nëntë kompanitë më të mëdha të anijeve janë grupuar në tre aleanca të mëdha.

Në vitin e kaluar, ZIM rriti pjesën e tij të tregut në linjën Azi-Bregu Lindor i SHBA-ve, tha ai, duke marrë 8% të atij tregu. Vëllimi i përgjithshëm i tregtimit të Zim-it gjithashtu është dyfishuar, tha ai.

Duke bërë pesë linja së bashku edhe me Maersk dhe MSC, duke filluar në fillim të shtatorit, duke iu nënshtruar miratimit rregullator, do të rrisin gamën e shërbimeve për klientët e firmave të transportit detar dhe do të ulin shpenzimet për ZIM nga disa “dhjetëra milionë dollarë në vit”, tha Glickman.

Zim do të operojë një linjë – ose “loop” siç quhet – dhe 2M do të operojë katër “loops”, dhe palët do të shkëmbejnë slotet në të gjitha linjat.

Zim konsumatorët një portofol produkt më të plotë me një gamë të gjerë të linjave të drejtpërdrejta në Azi dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kooperimi i ri i ofron klientëve të ZIM një portofol produktesh me të gjerë të linjave direkte me Azinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe një kohë transiti më te shpejtë.

Zim u rrit me 14.7% në tremujorin e parë të vitit 2018. Firma regjistroi një fitim neto prej 11 milionë dollarësh në vitin 2017. Glickman tha se firma do të vazhdojë të operojë dhe të zbatojë ndryshimet teknologjike në kompani për të ndihmuar në rritjen e përfitimit. Vitin e kaluar firma tha se, ishte gati të revoluciononte transportin detar, duke sjellë teknologjinë “blockchain” në këtë industri.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.