Startapi izraelit zhvillon teknologjinë e karikimit të makinave elektrike në 10 minuta

Kompania, e bazuar në Lod në Izrael, ka patentuar një sistem të ruajtjes së energjisë bazuar në një pajisje baterish kinetike.


Një teknologji e re që lejon ngarkimin e baterive të automjeteve elektrike në dhjetë minuta u zhvillua nga startapi Chakratec. Zgjidhja që ka të bëjë vetëm me stacionin e ngarkimit është ekologjike, jo kimike, jo toksike dhe jo ndotëse.

Kompania, e bazuar në Lod në Izrael, ka patentuar një sistem të ruajtjes së energjisë bazuar në një pajisje baterish kinetike.

Sistemi i ruajtjes së energjisë kinetike nëpërmjet volantit lejon një shpërndarje të gjerë të stacioneve të ngarkimit të automjeteve elektrike (EVCS) edhe në zonat rurale dhe në rajonet me një rrjet të dobët të energjisë elektrike.

Kur një makinë është e gatshme për t’u rikarikuar, energjia nga volanti ndryshohet në energji elektrike. Teknologjia më e mirë e ngarkimit të shpejtë sot merr 40 minuta për të rimbushur një bateri të ulët. Me këtë teknikë automjeti mund të ngarkohet në vetëm 10 minuta.

CEO i Chakratec, Ilan Ben David, gjatë një interviste për Israel21c, shpjegoi: “

Një ngarkues normal shpejtë mund të karikojë 20 makina në ditë, kështu që serbatori duhet të mbushet dhe të shkarkohet 20 herë në ditë. Pas disa muajve, bateritë duhet të zëvendësohen. Në anën tjetër, një stacion që përdor teknologjinë e Chakratec, mund të zgjasë deri në 20 vjet me një kosto që është 70% më e ulët”.

Për të mos lënë shoferin në pritje të rimbushjes, çdo stacion ngarkimi i mundësuar nga Chakratec përfshin disa pika rimbushje. Sistemi ofron një shërbim të besueshëm dhe me cilësi të lartë.

Startapi izraelit, i themeluar në vitin 2013, po futet në treg në Evropë dhe planifikon të ketë konsumatorët e tij.

LEXO EDHE KETO

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.