DouxMatok zhvillon molekulën që redukton sheqerin

Teknologjia e kompanisë izraelite mund të zvogëlojë përmbajtjen e sheqerit me mbi 40% pa ndonjë humbje të dukshme të aromës.


Startapi izraelit DouxMatok ka zhvilluar një molekulë të re që redukton sasinë e sheqerit në ushqim pa kompromentuar shijen.

Kompania përpunon kokrrën e sheqerit në mënyrë që shumica e shijes të arrijnë qiellzat, aty ku konsumohet ëmbëlsia dhe ku 80% e sheqerit shkon direkt në stomak.

Teknologjia e kompanisë izraelite me qendër në Petah Tikva mund të zvogëlojë përmbajtjen e sheqerit me mbi 40% pa ndonjë humbje të dukshme të aromës.

Kjo teknologji izraelite, e mbrojtur nga 14 patenta, u lejon kompanive të ushqimit të përdorin 40% më pak sheqer në prodhimet e tyre, duke arritur të njëjtin nivel të ëmbëlsisë, pa humbur shijen.

Disa javë më parë, DouxMatok bashkëpunoi me kompaninë gjermane Südzucker, prodhuesin më të madh të sheqerit në Evropë. Memorandumi i Mirëkuptimit krijon prodhime ekskluzive, marketing të përbashkët dhe shitjet e sheqerit DouxMatok për konsumatorët në Evropë.

Të dy kompanitë do të fokusohen në përmirësimin e prodhimit të përbërësve dhe do ta përdorin atë në një shumëllojshmëri kategorish, duke përfshirë çokollatën, kremrat që hapen, snakët, biskota, produktet e pjekura dhe ëmbëlsirat.

DouxMatok u themelua në vitin 2014 nga ish-kimisti Avraham Baniel, 96 vjeç, dhe djali i tij, CEO Eran Baniel.

Së bashku, duke u bazuar në më shumë se 75 viteve të bashkëpunimit në fushën e kimisë sheqerit, ata kanë krijuar një mënyrë për të dhënë kompanive që janë duke u përpjekur një sistem për të reduktuar përmbajtjen e sheqerit në prodhimet e tyre duke i mbajtur shije paprekur.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike