David Cohen, ish-ambasadori i Izraelit promovon turizmin shqiptar

Ish-kryediplomati u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve


Ka përfunduar detyrën e tij diplomatike në Shqipëri dhe ka nisur atë të promovuesit të bukurive të “vendit të shqiponjave”.

Ish-ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, është shndërruar në një nga promovuesit më të mëdhenj të turizmit izraelit në Shqipëri.

Para pak ditësh, në krye të një grupi prej 36 turistësh nga Izraeli, David Cohen u rikthye në Shqipëri për një vizitë turistike dhe promovuar vlerat që ofron Shqipëria.

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ofroi një pritje të bukur grupit të miqve të mi që erdhën me mua në Shqipëri dhe Maqedoni”, shkruan ish-ambasadori David Cohen.

Takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta,  gjithashtu me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin dhe kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj.

“Bashkia e Beratit u vizitua nga një grup vizitorësh izraelitë nën drejtimin e ish – ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, z. David Cohen, i cili vlerësohet si një nga aktorët më të rëndësishëm të promovimit të turizmit shqiptar në Izrael”, shkruhet në faqen e Bashkisë së Beratit.


Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

“Ionoterra” testohet në Ballkan, sistemi izraelit paralajmëron për tërmet 8 orë para

Kompania izraelite Ionoterra, e cila zhvilloi sistemin dhe e zbuloi zyrtarisht në Rumani të Premten, 29 Nëntor, pretendon se mund…

SHQIPËRI

Inspektimi i pallateve të dëmtuara, ministri Çuçi në terren me ekspertët nga Izraeli

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me…

KOSOVA

Kryeministri Haradinaj pret në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim investitorët nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot,…

INTERVISTA

Ambasadori Gendler: Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Izraelit

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Yossi Cohen: Kryespiuni i Mossad që vodhi arkivat sekrete bërthamore të Iranit

Gazeta e madhe izraelite "Jerusalem Post" e ka përzgjedhur shefin e Mossad, Yossi Cohen, si numrin 1 nga 50 hebrenjtë…