“Shana tova u’metuka!” – Gëzuar Vitin e Ri Hebraik 5779!
Simbolika e festës është mjalti dhe molla, teksa lajmërohet ardhja e vitit të ri duke i fryrë shofarit
“Shana tova u’metuka!” – “Një vit të ri dhe të ëmbël!”.
Ky është urimi që bëjnë hebrenjtë me rastin e Vitit të Ri Hebraik, i cili fillon për këtë vit me rënien e diellit sot (9 shtator) dhe deri në perëndim të tij, dy ditë më pas, 11 shtator. Pra, është një festë dyditore.
“Rosh HaShana”, apo në shqip, “Kreu i Vitit” (Viti i Ri), daton më 1 dhe 2 të muajit Tishrei, muaji i parë sipas kalendarit hebraik.
Për popullin hebre, sipas kalendarit të tyre, ata festojnë vitin 5779.
Simbolika e festës është mjalti dhe molla, teksa lajmërohet ardhja e vitit të ri duke i fryrë bririt të dashit, apo siç quhet hebraisht “shofar”.