Lila: Forca e Shqipërisë ndaj Izraelit është grupi

Në prag të ndeshjes me Jordaninë, trajneri Cristian Panucci shoqërohej në sallën e konferencave për shtyp nga njëri prej futbollistëve më me eksperiencë në Kombëtare, mesfushori kavajas i Pass Gianninës, Andi Lila.

Ky i fundit foli për atmosferën në kombëtare, në prag të ndeshjes me Jordaninë dhe mbi të gjitha atë ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve.

I pyetur se, çfarë duhet të bëjmë për të fituar përsëri në Izrael, ashtu si 2 vite më parë, Lila u përgjigj.

“Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup, ndeshja do të fliste njësoj. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë 2 vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj, kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin.”

Shqipëria fitoi dy vjet më parë 3-0 me Izralin në Haifa, për elimanatoret e Botërorit “Rusia 2018”.

Sfida e radhës është ajo e 14 tetorit, kësaj radhe për Ligën e Kombeve. Në takimin e parë në “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi 1-0, më 7 shtator 2018.

/Izraeli Sot/