“Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

30 mjekë dhe infermierë nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në programin e “Dream Doctors”


Mjekët dhe infermierët shqiptarë do të trajnohen për të qenë miqësorë me pacientët nga ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e “Dream Doctors”, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit SH.T.Z  Boaz Rodkin vizituan sot ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t’u shëruar sa më shpejt”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke treguar mbështetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh se” “Është e provuar që t’i kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë”.

Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve zhvillohet nga data 15-20 tetor në Tiranë, ku ekipi profesionist i “doktorëve gazmorë” të Izraelit do të prezantojë teknikat e terapive për pacientët, jo vetëm ata në Pediatri, për t’jua bërë sa më të lehtë qëndrimin në spital. “Dream Doctors” janë animatorë mjekësorë profesionistë, të cilët janë të trajnuar për terapi pacienti gjatë shtrimeve në spital, apo trajtimit ambulator. Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht (por jo vetëm) në repartet pediatrike.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike