Kryeministri izraelit Netanyahu shtyn vizitën në Tiranë

Shkak për shtyrjen e vizitës, raportohet të jetë vdekja e ministrit izraelit David Azoulai

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Tiranë.

Shkak për shtyrjen e vizitës, raportohet të jetë vdekja e ministrit izraelit, David Azoulai

David Azoulai ishte ministër për Shërbimet Fetare në Izrael. Benjamin Netanyahu do vizitonte Shqipërinë më 1 nëntor.

Vizita në Tiranë, do të ishte stacioni i parë i një turneu të Netanjahut në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin” shkruajtën mediat izraelite.

Lexo më shumë

Gëzuar Pesah 2019! Sot fillon festa më e rëndësishme hebraike

Pesah 2019 fillon mbremjen e së premtes, më 19 prill, dhe përfundon mbrëmjen e së shtunës, 27 prill.

INTERVISTA

Ambasadori Boaz Rodkin: Shqipëria, tërheqëse për investitorët izraelitë

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN TV

SPYZONE

Izraeli, 7.5 miliardë dollarë në 2018 nga eksportet ushtarake

Vëllimi i shitjeve të kompanive të mbrojtjes izraelite pasqyroi dhjetëra marrëveshje në mbarë botën.