Izraelitja Elbit, kontratë 68 mln usd për monitorimin me dron të bregdetit të Evropës

Marrëveshja e kontraktorit izraelit i mbrojtjes është për dy vjet, me një opsion shtimi edhe për dy vjet të tjera


Kontraktori izraelit i mbrojtjes, Elbit Systems Ltd, fitoi një kontratë për të siguruar shërbime patrullimi të sistemit të avionëve pa pilot (UAS) për Agjencinë Evropiane të Sigurisë Detare (EMSA), për të ndihmuar në monitorimin brigjet detare dhe për identifikimin aktiviteteve të dyshimta dhe rreziqet potenciale.

Agjencia evropiane ofron shërbime në vendet e Bashkimit Evropian.

Kontrata, e cila do të ekzekutohet së bashku me Qendrën e Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Produkteve (Centre of Engineering and Product Development – CEiiA), me bazë në Portugali, është për një periudhë dyvjeçare, me një opsion për dy vjet të tjera shtesë. Vlera e plotë e kontratës, duke përfshirë opsionet, është 59 milionë euro (rreth 68 milionë dollarë).

Sipas kontratës dhe në bashkëpunim me CEiiA, Elbit do të marrë me qira dhe do të operojë sistemin Hermet 900 Patrol Detar – një sistem survejimi me rreze të gjatë pa pilot të përshtatur për detin dhe vijat bregdetare – dhe stacionin e kontrollit tokësor, shkruan “The Times of Israel”.

Sistemi do të pajiset me radar detar, një ngarkesë elektro optike, komunikim satelitor dhe një marrës automatik të sistemit të identifikimit (AIS), tha Elbit në një deklaratë.

Elbit është një firmë e teknologjisë që zhvillon një gamë të gjerë në fushën e mbrojtjes, sigurimit të atdheut dhe sistemeve komerciale që shiten në nivel global. Firma, aksionet e së cilës janë të listuara në Tel Aviv dhe në Nasdaq, ndër të tjera vepron në fushat e hapësirës ajrore, sistemeve tokësore dhe detare, komandën, kontrollin, komunikimet, kompjuterët, sistemet e survejimit dhe zbulimit.

/Izraeli Sot/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.