Ksamili, në Top 10 rekomandimet e mediave izraelite për pushimet 2019

Gazeta e njohur ekonomike “Calcalist”: Ushqim deti të shkëlqyer, njerëz miqësorë dhe plazhe të bukura

Turistët izraelitë janë të dashuruar me Shqipërinë. Për herë të parë, ata e vizituan “vendin e shqiponjave” në mënyrë masive, kjo dhe falë lidhjes direkt ajrore Tel Aviv-Tiranë.

Gazeta e njohur ekonomike “Calcalist”, në një shkrim me titull: “Ku do të udhëtojmë në 2019? Destinacionet që ndoshta nuk e keni menduar si një opsion”, rekomandon Ksamilin si një nga 10 destinacionet më tërheqëse për vitin e ardhshëm.

Ja çfarë shkruan “Calcalist”, ku e shoqëron edhe me një foto.

Kasmil, Shqipëri: Kasmili ndodhet në Rivierën e Shqipërisë. Ky është një qytet i qetë që përfshin gjithashtu tre ishuj vetëm një distancë të shkurtër nga plazhi. Zona është e rekomanduar për ushqim deti të shkëlqyer, njerëzit miqësorë dhe plazhet e bukura”.

“A keni dëgjuar rreth Baklar në Meksikë? Po për brigjet e Palomino në Kolumbi? Dhe ç’të themi për Kasmilin në Shqipëri? Bota është e mbushur me vende me potencial, prandaj nëse nuk e keni mbyllur ende një objektiv për vitin e ardhshëm, ndoshta do t’ju ndihmojmë të filloni”, shkruan “Calcalist”.

Ndër destinacionet e tjera janë Gjeorgjia, Rumania, Meksiko, Maroku, etj.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Marie Van der Zyl: Populli shqiptar ka një respekt të madh për hebrenjtë

Presidentja e Bordit të Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, intervistë në televizionin shqiptar News24

SPYZONE

Tri kompani izraelite renditen midis 100 shitësve më të mëdhenj të armëve

Elbit Systems Ltd, shiti 3.2 miliardë dollarë armë në vitin 2017, duke u renditur e 28-ta në listë.