Netanyahu takohet me Putin në Paris: Sqaruam gjithçka

Kryeministri i Izraelit dhe Presidenti rus zhvilluan një bisedë të improvizuar në Pallatin Elysee


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të improvizuar të dielën në Paris, e tyre e parë që nga rrëzimi i aeroplanit rus në Siri më 17 shtator.

Moska thotë se veprimet izraelite çuan në rrëzimin e avionit nga sistemi antiraketor i Sirisë.

Një takim formal i planifikuar fillimisht midis dy njerëzve në Paris u anulua.

Por të dy udhëheqësit arritën të flasin në periferi të një ngjarjeje në Pallatin Elysee në Paris.

Netanjahu u tha gazetarëve se “biseda ishte shumë e mirë dhe deri në atë pikë, unë do të thosha shumë e rëndësishme”.

Ai nuk pranoi të shtjellonte më tej bisedën. Netanjahu gjithashtu mbajti biseda të shkurtra me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte midis 70 liderëve nga e gjithë bota në kryeqytetin francez

“Jam krenar të përfaqësoj Izraelin në ngjarjen që përkujton 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në radhët e para me udhëheqësit botërorë. Ky është një moment i krenarisë së jashtëzakonshme për vendin tonë!”, kështu shkruan kryeministri Netanyahu në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar edhe videomontazh nga takimet e tij.

Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Paris, në përkujtimet që shënojnë  100-vjetorin që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur bota njeh rritje të nacionalizmit dhe tensioneve diplomatike.

Rreth 70 liderë, duke përfshirë presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, po marrin pjesë në njëqind vjetorin e armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.

Të pranishëm janë edhe presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.

Gjatë ceremonisë, kryeministri izraelit dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, patën shumë takime me liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë dhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.