“Shtëpia e Jetës”, Elisa Spiropali: Shqipëria, vend etalon për shpëtimin e hebrenjve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, mesazh në rrjetin social “Facebook”


Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit, Shqipëria u shpall “Shtëpia e Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg”.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njeherësh zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, në mesazhin e saj në rrjetin social “Facebook”, e konsideron Shqipërinë si “vend unik ku numri i hebrenjve nuk u pakësua, por u shtua gjatë Luftës, si një parajsë e sigurt për refugjatët që i iknin terrorit”.

“Të lidhur me Besa-Besë, shqiptarët i dhanë botës mesazhin se kurajoja dhe humanizmi janë etalon i gdhendur ndër shekuj në viset tona, duke i strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa u frikur për t’i dorëzuar nazistëve asnjë prej tyre. Përkujtojmë me nderim të thellë viktimat e Holokaustit, një prej masakrave më të mëdha që ka njohur historia e njerëzimit, duke u zotuar se do të jemi gjithmonë strehë e paqtë, ashtu si vend i harmonisë fetare, Besës, nderit dhe respektit”, shkruan ministrja Spiropali.

Të pranishëm në përurimin e pllakatës ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ministra dhe deputetë, ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, rabini Yisroel Finman si dhe përfaqësues të komuniteteve fetarë në Shqipëri, si dhe përfaqësues të Fondacionit Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg”.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.