Florida njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump transferoi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.


Shteti i Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori vendimin për të njohur Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit.

“I përjetshëm dhe kryeqytet i pandarë”, thuhet në deklaratën e guvernatorit, republikanit Ron DeSantis.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump transferoi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Shteti i Floridës është prej një kohë të gjatë mbështetës i kombit hebre. Ne shikojmë një miqësi të vërtetë në marrëdhëniet e Floridës me Izraelin”, citohet nga “Jerusalem Post”, zëvendëskonsulli i Izraelit në Florida, Guy Giladi.

“Izraeli qëndron me Amerikën tani dhe gjithmonë. Izraeli nuk ka mik më të mirë se Amerika dhe Amerika nuk ka mik më të mirë se Izraeli”, theksoi Gilady.

Izraeli dhe Florida kanë një partneritet të fortë ekonomik. Sipas, Jewish Virtual Library (JVL), Florida është partneri i 13-të më i madh tregtar i Izraelit dhe një nga 33 shtetet amerikane që kanë marrëveshje ekonomike bashkëpunuese me Izraelin.

Që nga viti 1996, Florida ka eksportuar më shumë se 3.8 miliardë dollarë mallra në Izrael dhe ky numër po rritet.

Në vitin 2017, sipas JVL, Florida eksportoi 282.2 milionë dollarë mallra në Izrael, duke shënuar një rritje prej 15.2% nga viti i kaluar.

Janë 621,460 hebrenj që jetojnë në Florida, që përbëjnë 3.2% të popullsisë së shtetit në vitin 2017, sipas JVL.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.