Ekspozitë në Angli mbi heroizmin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko: Historia e mbrojtjes së popullsisë hebraike në Shqipëri është e jashtëzakonshme


Hebrenjtë britanikë kanë mësuar për heroizmin e myslimanëve shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë e vendit gjatë pushtimit nazist, pasi Bordi i Deputetëve organizoi një ekspozitë të Yad Vashem Britani e Madhe mbi këtë temë të dielën e kaluar, shkruan portali Jewish News me qendër në Angli.

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, i tha publikut hebre që “historia e mbrojtjes së popullsisë hebraike në Shqipëri është e jashtëzakonshme”, duke shtuar se ishte “një shembull i shkëlqyer i njerëzimit dhe një mësim për brezat e ardhshëm”.

Ekspozita fokusohet në përpjekjet e muslimanëve shqiptarë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit kishte shumë foto dhe dokumente.

Ambasadori Qirko tha: “Shqiptarët vendosën të mos qëndrojnë indiferentë gjatë mizorive të paprecedentë të Holokaustit. Ata zgjodhën anën e djathtë, anën e jetës”.

Presidenti i Bordit të Deputetëve, Marie van der Zyl, tha: “Kjo është një ekspozitë e rëndësishme që përkujton heroizmin e shqiptarëve myslimanë. Është një histori pak e njohur dhe një që ne jemi të lumtur të jemi në gjendje të ndajmë.”

Ajo shtoi: “Këto veprime heroizmi janë një model për mënyrën se si myslimanët dhe hebrenjtë duhet të bashkëjetojnë sot, duke sfiduar së bashku anti-semitimin dhe urrejtjen anti-muslimane”.

Kryetari i Fondacionit të Yad Vashem të Mbretërisë së Bashkuar, Simon Bentley, tha se organizata është “e përkushtuar ndaj nderimit të jo-hebrenjve që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Myslimanët shqiptarë shpëtuan qindra jetë hebrenjsh”.

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike