Miliarderi Eyal Ofer dhuron 5 mln dollarë për Muzeun e Artit në Tel Aviv

Me 9.4 miliardë dollarë, Eyal Ofer renditet si njeriu i 149-të më pasur në planet dhe i pari në Izrael.


Eyal Ofer, izraeliti më i pasur sipas Forbes, i dhuroi 5 milionë dollarë Muzeut të Artit në Tel Aviv.

Pavioni Helena Rubinstein për Art Bashkëkohor, që ndodhet në Sheshin Habima, do të rinovohet dhe përmirësohet tërësisht dhe do të riemërohet si Eyal Ofer Buliding për Artet.

Muzeu i Artit Tel Aviv dhe komuna e Tel Avivit njoftuan se Eyal & Marilyn Ofer Family Foundation kishte dhuruar 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

Pavioni u ndërtua 60 vjet më parë me mbështetjen e Fondacionit Helena Rubinstein.

Kryetari i  Ofer Family Foundation, Eyal Ofer, tha: “Është një nder i madh për mua dhe Fondacioni të bëhet pjesë e rinovimit të pavijonit. Ne jemi të ngazëllyer për të mbështetur trashëgiminë e rëndësishme që ajo përfaqëson në zemrën kulturore të Tel Avivit dhe për të vazhduar duke e zhvilluar atë në bazë të mbështetjes dhe dhurimit të kaluar të Fondacionit Helena Rubinstein, për të mirën e qytetit të Tel Aviv-Jaffa”.

Me 9.4 miliardë dollarë, Eyal Ofer renditet si njeriu i 149-të më pasur në planet dhe i pari në Izrael.

Në Izrael ai ndiqet nga Stef  Werheimer me 5.7 miliardë dollarë. Në vend të tretë është Shari Arison me 5 miliardë dollarë.

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

INTERVISTA

Almira Emiri flet për “The Albanian”: Koncertet “IsrAlb Fest” janë dashuria ime e madhe

Pianistja e mirënjohur shqiptare, Almira Emiri, prej 24 vitesh jeton në Budapest të Hungarisë, me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.…

SPYZONE

A është “Carmel”, e ardhmja e pushkës izraelite?

Pushka automatike “Carmel” mund të jetë revolucioni i ardhshëm. Një armë e qëndrueshme dhe e besueshme, mund të jetë një…