Boaz Rodkin, ambasadori izraelit bën shqiponjën në Berat

Fotoja është realizuar në qytetin e Beratit, ku ekziston edhe një “Rruga Hebrenjtë”.



Shqiponjë nga një ambasador izraelit!

Pikërisht, këtë tregon kjo foto e bukur e realizuar nga ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe moderator i emisionit “Belmondo” në Klan Plus, Xhani Shqera.

Fotoja është realizuar në qytetin e Beratit, ku ekziston edhe “Rruga Hebrenjtë”.

Prania e hebrenjve në Berat është më shumë se 500-vjeçare, ku spikat sidomos periudha e shpëtimit të tyre gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Në Berat ndodhet edhe muzeu i vetëm kushtuar bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë, “Muzeu Solomon”, i ngritur nga i ndjeri, shkrimtari i njohur Simon Vrusho.