Shqipëria në fokusin e investimeve izraelite, ambasadori Canaj takohet me COCOS Group

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael takon presidentin Elly Glaybman dhe menaxherin e bizneseve, Alexander Kaplun



Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë së njohur izraelite, COCOS Group, presidentin Elly Glaybman dhe menaxherin e departamentit të zhvillimeve të biznesit, Alexander Kaplun, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën E-Commerce, G2G, B2B, infrasktrukturë dhe investime në Real Estate.

 

Lajmin e bëri të ditur ambasada shqiptare në Tel Aviv, por dhe vetë faqja e grupit izraelit.

Ky është takimi i dytë midis palëve, pas atij të 15 marsit të po këtij viti.

Themeluesi dhe CEO i grupit, Elly Glaybman, i pranishëm në takimin me ambasadorin Canaj, do të kryejë së shpejti një vizitë pune në Shqipëri, ku do të shohë nga afër mundësitë e investimeve të grupit që ai përfaqëson.

Grupi izraelit ka një numër të madh kontaktesh biznesi në vende të ndryshme evropiane, dhe prania e mundshme e tyre në Shqipëri është një tregues i vëmendjes së investimeve izraelite.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.