Ambasadori Bardhyl Canaj takon Nimrod Goren: Bashkëpunim në marrëdhëniet ndërkombëtare

Bashkëpunim ndërmjet Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale dhe organizatave shqiptare që kryejnë sondazhe dhe analiza elektorale



Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim sot me Drejtorin e MITVIM (Israeli Institute for Regional Foreign Policy), Dr. Nimrod Goren.

Takimi u fokusua në situatën e brendshme në Izrael, pas zgjedhjeve të 9 Prillit, pritshmëritë për përbërjen e Qeverisë së re, raportet ndërmjet Shqipëri-Izrael, si dhe u shkëmbyen mendime rreth politikës së jashtme të Izraelit, me theks të veçantë përsa i takon pritshmerive mbi Planin e Paqes.

“Duke patur parasysh rëndësinë e Institutit në fjalë, fokusi ynë është vendosja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike dhe Universitete shqiptare te fokusuara në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe ne organizata apo institute qe kryejnë sondazhe dhe analiza elektorale apo kane interes ne Politiken e Lindjes se Mesme”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.

Reputacioni i Institutit MITVIM është i padiskutueshëm në qarqet akademike dhe shërben si referencë për shumë Think Tanks, Institucione dhe përfaqësi evropiane në Izrael.

Në klasifikimin për vitin 2018 të Think Tanks, të publikuar nga Universiteti i Pennsylvania-s, Mitvim u vlerësua ndërmjet vendeve të para si institucion “top” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për studimet rajonale bazuar për përdorim të politikat inovative në studimet e tij.

 

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.