Ambasada izraelite mrekullohet nga zëri i Jonida Maliqit: Suksese Shqipërisë në Eurovizion 2019!

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja Liora Peleg, takohen me këngëtaren shqiptare



Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja Liora Peleg, u takuan në ambientet e Televizionit Shqiptar me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila do të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës (Eurovision 2019), i cili do të zhvillohet në 14-18 maj në Tel Aviv.

“Shqipëria është gati për Eurovizion këtë vit në Tel Aviv. Sot Ambasadori dhe unë shkuam për të parë provën e këngëtares shqiptare Jonida Maliqi, dhe u habitëm nga zëri dhe performanca e saj e bukur. Ne i urojmë Shqipërisë sukses të madh në Eurovizion 2019”, shkruan zëvendësambasadorja Liora Peleg në një postim të saj në Facebook.

Këngëtarja Maliqi, e cila do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”, shoqërohej nga autorja dhe kompozitorja e këngës, Eriona Rushiti, dhe një pjesë e stafit të saj dhe drejtues të niveleve të ndryshme të RTSH-së.

 

Shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” përuron në Tiranë pllakatin në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

IZRAEL

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…

SHQIPËRI

Memoriali i Holokaustit/ Presidenti i American Jewish Congress, Jack Rosen: Një homazh i shkëlqyer i Shqipërisë

Jack Rosen, Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan (American Jewish Congress), përmes një mesazhi në Twitter, ka pëshëndetur inaugurimin e Memorialit…

KOSOVA

Kosova thellon bashkëpunimin me Izraelin, ministrja Haradinaj pret ambasadoren Alona Fisher-Kamm

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

INTERVISTA

Ambasadori i Izraelit, Gendler: Shqipëria po dëshmon vlerat e saj edhe në kohën e koronavirusit

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për gazetarin Genc Mlloja të gazetës shqiptare në gjuhën…

MILIARDERËT

Roman Abramovich blen shtëpi 63 milionë dollarë në Izrael

Miliarderi ruso-izraelit, Roman Abramovich, është i vendosur të blejë një shtëpi në Herzliya për 63 milionë dollarë nga menaxherja e…

SPYZONE

Izraeli lëshon me sukses satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do…